Karota dhe vetitë kuruese të saj

Karota (lat. Daucus carota) u kultivua për herë të parë në Afganistan dhe ishte e njohur që në lashtësi. Mjeku i lashtësisë Hipokrati, e përdorte atë si tonifikues për stomakun dhe sistemin tretës.

Gjatë viteve '60, disa shkencëtarë rusë zbuluan tekkarota një substancë të quajtur Daucarine, e cila kishte aftësinë të zgjeronte enët e gjakut, sidomos në zonën e kokës, duke ndihmuar kështu në evitimin e episodeve kardiake. Në Rusi, akoma edhe sot mjekët u këshillojnë pacientëve lëng karote me mjaltë, për të luftuar kollën dhe të ftohtin.

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca mineralemjaft të çmuara për organizmin. Ajo përmban një substancë të quajtur b-karoten, e cila përmirëson shikimin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Karotandihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e enegjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë.

Kërkimet e fundit kanë provuar se substanca b-karoten mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.
 

Të fundit

  • Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

    Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

  • Si ti lëvrojmë vreshtat

    Tashmë po përfundon sezoni i vjeljes së rrushit dhe vreshtarët duhet të përgatiten për lëvrimin vjeshtor të vreshtave. P...

  • Të mirat e mollëve

    Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet. Frutat përmbajnë rreth 15 përqind sheqerna, acide organike e ...

  • Efekti i lëngut të panxharit

    Lëngu i panxharit është i njohur si një pastrues dhe ndërtues igjakut i cili ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe. ...

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët