Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për vendosjen e 15 të diplomuarve në punë praktike profesionale. Detajet e aplikimit i gjeni në shpalljen e publikuar më poshtë. Për informata më të hollësishme apo pyetje eventuale, ju lutem vizitojeni Qendrën e Karrierës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë

Datat e Aplikimit: 25 Maj – 10 Qershor

Kosovo Agriculture Education Center – KAEC, promovon angazhimin e të diplomuarve në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV, në agrobiznese dhe etnitete tjera përmes qasjes së pjesëmarrjes aktive, që bazohet në parimin e të mësuarit nga përvoja dhe si qëllim ka t’i pajisë të rinjtë me shkathtësi praktike dhe njohuri adekuate të transferueshme. KAEC përmes projektit “Profesional Placement Program” të financuar nga programi USAID/AGRO do të mbështesë organizimin e një programi tremujor të punës praktike profesionale për 40 (katërdhjetë) të diplomuar.

Qëllimi

KAEC ka si qëllim që përmes një programi tremujor të punës praktike në agrobiznese t’ju ndihmojë studentëve të diplomuarnë Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë - FBV, që të mësojnë më shumë dhe të fitojnë përvojë praktike rreth fushës për të cilën kanë studiuar.

Kriteret për aplikim:

 Të jetë i diplomuar në FBV;
 Të ketë njohuri themelore për ndërmarrësi;
 Të tregojë entuziazëm, shkathtësi të punës në grupe, motivim për punë, dhe gatishmëri për të mësuar;
 Të ketë dëshirë për t’i avancuar shkathtësitë dhe njohuritë përmes pjesëmarrjes në këtë program;
 Të jetë i/e hapur dhe të tregojë interesim për të vendosur synime, për t’i përmbushur pritjet dhe për t’iu përshtatur sfidave të programit;
 Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
 Shkathtësi në shkruarjen e raporteve të punës;
 Njohuri të përdorimit të kompjuterit (programet e Microsoft Office).

Mënyra e rekrutimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të, një letër motivimi dhe formën e plotësuar të aplikimit (të cilën mund ta marrin në objektin e Fakultetit të Bujqësisë, në zyrën e Qendrës së Karrierës) dhe t`i dorëzojnë kopjet fizike në zyrën e Qendrës së Karrierës në objektin e Fakultetit të Bujqësisë nga ora 10:00 – 12:00 (e hënë – e premte), dhe në formë elektronike në: agrokaec@gmail.com më së largu deri më 10 Qershor 2017 ora 17:00 p.m. Është e preferueshme që CV dhe letra e motivimit të jenë në gjuhën angleze.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen një procesi konkurues të përzgjedhjes (shqyrtimi i CV-ve dhe letrave të motivimit që do të pasohet nga intervistimi).
Intervestimin dhe selektimin e studentëve për punë praktike profesionale e bëjnë kompanitë përkatëse.

 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët