Konsulenc për grante dhe projekte në bujqësi

Agro Business Consulting, pa dyshim se futet në grupin e storjeve të suksesshme të kompanive konsulente të fushës së bujqësisë në Kosovë. Agro Business Consulting, është kompani konsulente me misionin për të ofruar shërbime të konsulencës profesionale dhe me cilësi të lartë në sektorin e bujqësisë.

Agro Business Consulting hyn në grupin e kompanive konsulente më të suksesshme në vend, në fushën e përgatitjes së projekt propozimeve, biznes planeve, aplikacioneve për grante dhe ofrimi i këshillave për fermer dhe agrobizneset. Menaxheri i projekteve në këtë kompani, Driton Sylejmani, tregon se në kuadër të kompanisë funksionon zyra e përgatitjes së biznes planeve, aplikacioneve për grante dhe projektimit të skicave për stalla dhe objekte përcjellëse.
Sylejmani tregon se aktivitet i kësaj kompanie është të shërbej në zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e mirëqenies për fermerët dhe agrobizneset. “Ne jemi të përkushtuar për të shërbyer në interes të klientit dhe përpiqemi të kemi një qasje bashkëpunuese me klientët për zhvillimin e strategjive, zbatimin e projekteve dhe zgjidhjen e problemeve të klientit duke sjellë së bashku në dukje një nivel të lartë të bashkëpunimit”, deklaroi ai.
Sipas tij, grantet e ministrisë së bujqësisë janë një mundësi reale që fermerët ti realizojnë investimet që i kanë planifikuar me vite. E, të cilat nuk kanë pasur mundësi financiare ti realizojnë vet.
“Grante janë një mundësi reale që fermerët të aplikojnë me projekte konkrete dhe ti bëjnë realitet projektet që i kanë ëndërruar, por që nuk kanë pasur mundësi ti realizojnë për shkak të mundësive të kufizuara financiare”, deklaroi Sylejmani duke shtuar se Agro Business Consulting, udhëhiqet nga një staf me përvoje të dëshmuar në projekte të suksesshme në sektorin e bujqësisë. Gjithashtu, sipas tij, për projekte serioze fermerët kanë nevoje për këshilla dhe konsultime me njohës të fushës së bujqësisë.
Ndryshe, fermerët, qytetaret dhe agrobizneset e interesuar të bashkëpunojnë me Agro Business Consulting, për përgatitjen e projekt propozimemeve, biznes planeve, aplikacioneve për grante dhe projektim të skicave për stalla dhe objekteve përcjellëse mund te kontaktojnë në tel: +377 (0) 44 191 200 ose e-mail adresën: projekteagro@gmail.com
Bashkangjitur me foto i gjeni disa nga projektet qe kane qene fitues te grantit gjate vitit 2016

Projekt në pemëtari: Pemishte 5 ha me mollë.

Projekt në blegtori: Stallë me infrastrukturë përcjellëse, kapaciteti 40 vica për majmëri.

Projekt në bletari: Ndërtim i objektit dhe blerja e pajisjeve të nevojshme për bletari

Ndërtimi i frigo depos për ruajtjen e pemëve të imëta (Aronia, Mjeder, Boronice etj,).

Projekt në shpezëtari : Ndërtimi i stallës për rritjen e zogjve për trashje (Brojlerëve).

 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët