Edhe kultivimi i dardhës i leverdishëm

Kultivimi i pemëve të ndryshme ka qenë traditë e kosovarëve, por viteve të fundit është rritur numri i personave të cilët ngrisin plantacione me pemë, në mesin e tyre edhe plantacione me kulturën e dardhës. Brenda një viti në Kosovë, sipas statistikave zyrtare, prodhohen dardha në sasi në mbi 1560 tonë, por pavarësisht kësaj prodhimtarie, ende në vend importohet sasi e konsiderueshme e dardhës.

Njeri ndër fermerët që kultivon pemë të ndryshme, është edhe Elez Musaj nga Fshati Samadraxh i Komunës së Suharekës. Ai së bashku me familjen e tij, merret me pemëtari. Musaj tregon se me kultivimin e mollëve ka filluar tash e katër vite, por duke e parë leverdinë nga pemëtaria, ka zgjeruar sipërfaqet e tij kultivuese edhe me dardhë në një sipërfaqe prej 40 ari. “Përveç kultivimit të mollëve, tash e dy vite kam filluar edhe me kultivimin e dardhave jam i kënaqur me kultivim dhe ketë vite pres rendimentet nga frutat e tyre”, tregon Elez Musaj.
Ky fermer nga Suhareka thotë se është i kënaqur me kultivim e tyre dhe se pret edhe shitjen e tyre. “Nuk kam pasur as një herë problem me shitjen. Mollët i kam shitur në tregun e Gjelbër në Prishtinë e besoj që edhe me dardhat nuk do të kem problem shitjen. Shpresoj se do të kem cilësi të mirë të frutave të dardhës, nëse nuk do të ketë ndonjë fatkeqësi natyrore”, theksoi ai.
Musaj pret që edhe puna me dardhët t’i shkojë mirë ashtu sikurse me mollët, pasi që vitin e kaluar ka pasur sasi të konsiderueshme. “Vitin e kaluar kam pasur 50 tonë më mollë, ndërsa këtë vit pres që sasia e rendimenteve të mollëve të shkojë deri në 100 tonë, nga një sipërfaqe prej 2 hektarësh“, tha ai.
Fermeri Elez Musaj thotë se ka plane për rritjen e sipërfaqeve, por që i nevojitet përkrahje e cila deri më tani i ka munguar.
Sipas statistikave zyrtarë në Kosovë me kulturën e dardhës janë të kultivuara mbi 326 hektarë kurse prodhimtaria vjetore arrin në 1562 tonë.
Por, nevojat konsumuese pasi që nuk mund të mbulohen të gjitha nga prodhimi vendor, ato plotësohen nga importi.
Në Doganat e Kosovës kanë treguar se në pjesën e parë të vitit 2014 janë importuar një sasi e konsiderueshme e dardhës. “Në periudhën 1 janar - 30 qershor 2014, janë importuar 664,864.78 kilogramë dardha me një vlerë monetare 395,772.71 euro”, kanë treguar zyrtarët doganorë. Sipas tyre, dominues në importin e dardhave në Kosovës është Greqia me 255,945.10 kilogram dardha në vlerë prej 145,044.83 eurove.
Nga statistikat e Doganës kuptohet se ne importojmë dardha nga Shqipëria, Turqia, Greqia, Kroacia dhe vende të tjera.
Ndërkaq në Ministrinë e Bujqësisë thonë se edhe fermerët të cilët kultivojnë dardhën do të përkrahet edhe këtë vit përmes granteve investive./FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët