Mbështetja, rrit sipërfaqet me perime

Mënyrat e shumta dhe llojshmëria e kultivimit të perimeve po bëhet gjithnjë e më atraktive në vend. Krahas kësaj, edhe shtimi i sipërfaqeve me kulturat perimore nga viti në vit po vjen duke u rritur, e në këtë po ndikon edhe mbështetja financiare e institucioneve vendore dhe organizatave të ndryshme. E në mesin e perimeve, e cila po shtohet nga viti në vit është edhe domatja, e cila në vitet e ardhshme mund të jetë në sipërfaqe edhe më të mëdha, pasi që nga ky vit Qeveria e Kosovës ka filluar t’i përkrah kultivuesit e primeve në fushë të hapur me nga 300 euro për hektarë.

Selman Shala nga Komuna e Pejës, është njëri nga fermerët, i cili veprimtarinë bujqësore e ka filluar rreth dy dekada më parë. Ai tregon për portalin “Ferma Ime” se është i kënaqur me kulturat të cilat i kultivon, pasi që nga kjo punë arrin të sigurojë të ardhura për familjen e tij. “Me domate kam të mbjellura afro 10000 rrënjë dhe për t’u kujdesur për këtë punojmë 12 veta duke mundësuar kështu që në fermën time të kultivoj pothuajse të gjitha kulturat perimtare”, thotë Shala.

Ai thotë se për të vazhduar me veprimtarinë e tij, ai është përkrahur nga institucionet vendore e po ashtu edhe organizatat ndërkombëtare. “Sa i përket përkrahjes kemi realizuar disa projekte në bashkëfinancim me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Intercooporation zvicerane dhe me NOA-n e USAID-it planifikojmë po ashtu të zgjerojmë sipërfaqet”, tha Shala.

Shala thotë se ka plane për zgjerimin e sipërfaqeve me kultura perimtare që i kultivon në serra nga 0.50 ari në 1 hektar, por kjo varet nga kushtet financiare dhe nga përkrahja nëse i ofrohet nga institucionet e vendit dhe organizatat ndërkombëtare që merren me zhvillimin bujqësisë në vend.
Ndërkaq, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), përkrahja për fermerët të cilët merren me kultivimin e domateve në fushë të hapur do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti po ashtu do të përkrahet edhe kultivimi në serra.

“Perimet e kultivuara në fushë të hapur, të cilat do të subvencionohen me nga 300 euro në vitin 2014 janë patatja, domatja, patëllxhani i zi, speci, kungulli i misirit, kungulli, trangulli, shalqiri, pjepri, lakra, lulelakra, spinaqi, marulla, pangjari, majdanozi, preshi, qepa, rrepka, hudhra, fasulja, bizelja, karota, etj”, kanë treguar në Ministrinë e Bujqësisë. E fermerët që aplikojnë për të përfituar nga kjo përkrahje financiare duhet të kenë të mbjellë së paku 0.50 hektarë tokë me perime në fushë të hapur, parcelën e mbjellë me perime në fushë të hapur duhet ta kenë në minimum 0.20 hektarë, sipërfaqen e tokës së marrë me qera, duhet ta kenë të kontraktuar së paku për një vit. Koha për aplikim për të përfituar subvencione për perime në fushë të hapur vazhdon të jetë ende e hapur./FermaIme

 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët