Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ndotja e ujit dhe pasojat e tij

Shkruan:
Bekri Xhemali

tel:+377 (0) 44 61 13 91;
+386 (0) 49 24 72 42
e-mail: xhemalibekri@gmail.com

Mbi dy të tretat e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, ndërsa më pak se një e treta është marrë nga Toka. Si popullsia e Tokës vazhdon të rritet, vazhdon të rritet edhe presioni mbi burimet ujore të planetit. Në një kuptim, lumenjtë dhe ujërat tonë janë duke u ndotur nga aktivitetet e njeriut, kështu që cilësia e tyre është duke u zvogëluar.

Çështja mjedisore aktualisht është bërë problem i diskutueshëm jo vetëm në planin e ekspertëve, por edhe në atë politikë e teknologjikë. Mjedisi jetësorë është bërë problem botërorë dhe njëherit është preokupimi kryesorë i shumë vendeve të botës. Sidomos te ne në Kosovë rrethanat dhe zhvillimet e fundit ndikuan në ndotjen e mjedisit në shumë sfera.

Një ndër resurset më të rëndësishme dhe më të ndotura është uji pa të cilin nuk do të ishte e mundur jeta e njeriut. Uji është vetë jeta, jo vetëm për njeriun, por për gjithë krijesat tjera, sepse asgjë mbi tokë nuk mund të jetojë pa ujë. E gjithë jeta vjen nga uji. Konsiderohet se shekulli që sapo kemi hyrë nuk do të jetë shekull i krizës së naftës, por i krizës për ujë.

Ndotja e ujit

Ndotja e ujit mund të përkufizohet si përzierje e një ose më shumë substancave me ujë të pastër deri në një masë të tillë që të shkaktojnë probleme për kafshët ose njerëzit. Ndotja e të gjitha resurseve të mjedisit jetësorë ka ndikim negativ për shëndetin e njeriut.

Në vendin tonë nuk ka monitorim të ujërave të ndotura. Ujërat industriale janë një ndër ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Burimet e ndotjes janë mbeturinat e ushqimit, hedhurinat industriale, teknologjike dhe kanalizimet e qyteteve.

Ndotësit më të mëdhenj në vend janë: KEK-u, Ferronikeli, Sharrcemi, Minierat e Trepçës, Kizhnicës, etj. Si shkaktarë tjerë të ndotjes së ujit janë edhe kripërat e tretura: kloridet, sulfatet, etj, të cilët koncentrohen gjatë ujitjes së tokave. Gjithashtu, detergjentet dhe derivatet e ndryshme të naftës, janë veçanërisht të rrezikshëm. Sot, ujin e ndotin edhe komunikacioni ujorë, agrokemikatet (pesticidet dhe plehrat kimike), fabrikat, pastaj metalet nga proceset industriale, etj. Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokës. Lumenjtë çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si plehra dhe pesticide. Të gjithë këta ndotës e gjejnë rrugën deri në lumë e nga andej përcillen deri në det ose në oqean.

Pasojat e ndotjes së ujit

Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.

Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.

“Lajë dhëmbët tuaj me pastë dhëmbësh të mirë, pastaj shpërlaje gojën me mbetje industriale (ujë të ndotur).” Tom Leher
 

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Efektet e mundshme anësore të pesticideve

Pesticidet sigurojnë përfitime të konsiderueshme për fermerët të cilët i përdorin ato për t’i parandaluar dhe kontrolluar dëmtuesit dhe sëmundjet në prodhimtarinë e...

Menaxhimi i Integruar i Tenjës së rrushit (Lobesia botrana)

Tenja e rrushit (Lobesia botrana) i takon familjes Tortricidae dhe rendit Lepidoptera. Është njëri ndër dëmtuesit kryesorë të hardhisë së rrushit. U raportua për herë t...

Bujqësia moderne dhe ndikimet ekologjike

Në kohët e vjetra, lidhja në mes bujqësisë dhe ekologjisë ishte mjaft e fortë dhe shenjat e degradimit mjedisorë ishin rrallë të dukshme. Por, ashtu si modernizimi bujqë...

ProCredit Bank

Të fundit

  • Humusi

    Shkruan:
    Shoqata e Mjekësisë së Bimëve - Plant Medicine Association

    Humusi është materie specifike organike pjesë e materies së përgjithëshme organike me ngjyrë të errët / murrëm i krijuar...

  • Myku në produktet e konservuara

    Shkruan:
    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

    Myqet janë kërpudha mikroskopike që jetojnë në bimë ose në kafshë. Askush nuk e di sa lloje të kërpudhave ekzistojnë, ...

  • Cilësia e ujit dhe problemet që lidhen me cilësinë e ujit për ujitje

    Shkruan:
    Këshilluesi Bujqësor

    Të gjithë sistemet e kultivimit të bimëve bujqësore (në tokë, apo në sisteme të kultivimit pa pa tokë) kërkojnë sasi t...

  • Vjelja dhe ruajtja e bimëve mjekësore

    Shkruan:
    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

    Vjelja e bimëve mjekësore (shirja, kositja, nxjerrja) kryhet në kohën e pjekjës teknologjike kur në pjesë të bimëve ka m...

Ju rekomandojmë

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

Studiuesit e universitetit të Teksasit pohuan se në zonën e dhimbjeve në trupin e njeriut kanë gjetur një lloj lënde të ...

Lëngu nga domatja shërben për tretje, diabet dhe zemër

Domatet njihen në bazë të shumë substancave shëruese, që kanë për organizmin e njeriut, por ndoshta deri më tani nuk e ...

Mbështetësit

Partnerët