Si ta ruani freskinë e luleve në vazo

Në rast se dikush ju ka gëzuar me një buqetë të bukur të luleve apo lulet i keni mbledhur në kopshtin tuaj, me siguri dëshironi që aranzhmani juaj i luleve të qëndroj sa më gjatë. Po si t’u ruhet freskia luleve të prera?

Është thjesht, poqese i respektoni rregullat në vijim:

1. Është me rëndësi që temperatura në hapsirën ( dhomën ) ku qëndrojnë lulet mos të ndryshoj shumë, meqë krijohet kondensimi i ujit në gjethe dhe për pasoj është kalbja. Shumica e llojeve kërkojnë temperatura më te ulta, por, poqese përcaktoheni për lloje të caktuara, informohuni për veçoritë që i kërkojnë.

2. Larg nga burimi i nxehtësisë dhe rrymimi i ajrit. Lulet e prera nuk duhet mbajtur afër burimit të nxehtësisë (radiator,stufa, kalorifer...). Shumica e llojeve kërkojnë të mbrohen edhe nga rrymimi i ajrit. Kjo nënkupton se lulet nuk duhet mbajtur në vendet që i ekspozohen rrymimit (korridore apo nën aparate për ftohje). Rrymimi i ajrit dhe temperaturat e larta zvogëlojnë lagështinë e ajrit, duke shkaktuar shpenzimin e shtuar të ujit përmes organeve sipërfaqësore të bimës, gjë që sjell deri te vyshkja më e shpejtë.

3. Uji duhet të jetë përherë i pastër, që nënkupton i pasur me oksigjen. Duhet zëvendësuar shpesh. Gjatë verës çdo ditë, ndërsa varësisht nga nevojat e bimës edhe disa herë në ditë. Kjo pengon paraqitjen e baktereve dhe algave që mbesin në enë duke e ndyrë ujin dhe bërë që të kundërmoj. Kujdes edhe për nivelin e ujit në vazo, meqë ndikon në proceset fiziologjike të bimës.

4. Vazoja gjithashtu duhet të jetë e pastër, gjë që do të ndikoj në jetëgjatësinë e luleve tuaja. Para se t’i hedhni ujë, enën e lani mirë. Ajo duhet të jetë e pastër edhe me rastin e zëvendësimit të ujit. Nuk ka fare efekt nëse e ndroni ujin në enën e papastër.

5. Mos përdorni vazo metali për vendosjen e luleve pasiqë ato do të sjellin deri te prishja më e shpejtë e luleve. Me rëndësi është edhe përgaditja e dekorimit tuaj me lule.
6.Para se të vendosni lulet në vazo i largoni gjethet e vyshkura, ndësa bishtat e luleve i preni me kujdes. Me thik apo gërshërë të mprehtë, 3 – 5 cm.

7. Që lulet të mbesin më gjatë të freskët, përdorni disa truqe. Në ujë mund të shtoni pak krip. Aspirina poashtu mund të ndihmoj. Një tabletë e tretni dhe e shtoni në vazo me ujin për lule./FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët