Bimët, aleat të ajrit të pastër

Mbani lule në ambientet e shtëpisë dhe do ta keni ajrin e pastër. Kjo është e dëshmuar. Kështu, në rast se dredhkën dhe fikusin e keni në korridor, palmën në dhomën e ditës dhe krizantemat në tërpezari, ajri në banesën apo shtëpinë tuaj, do të jetë i pastër.

Dredhka

Është i jashtëzakonshëm në luftimin e formaldehideve. Formaldehidet nga mjetet për dezinfektim, dezodorantët, tepihët dhe ngjitësi, janë ndër ndotësit më helmues.

Aloe Vera

Bima që lufton formaldehidin dhe benzenin, është Aloe Vera. Mirëmbahet lehtë në një vend me dritë, siç është dritarja e kuzhinës. Veç që është pastruesi shumë i mirë i ajrit, gjeli që përmban kjo bimë ndihmon për shërimin e djegieve.

Fikusi

Është filtër i vogël që shërben për disa dedikime. Pastron ajrin nga pluhuri, alergjenët, kërpudhat dhe bakteret, si dhe neutralizon tymin e duhanit. Mos e mbani shumë në diell dhe mos e ujitni as pak e as shumë.

Palma 

Palma e bambusit është po ashtu pastrues i mirë i ajrit dhe formaldehidit. Njëherit, e mban sasinë optimale të lagështisë në hapësirat e mbyllura. Kërkon dritë, por jo të ekspozohet në diell. Dheu duhet të jetë përherë me lagështi. E mbani në korridor, në mënyrë që toksinet të mos përhapen nga njëra hapësirë në tjetrën.

Krizantemat

Krizantemat e pastrojnë ajrin nga benzenet. Preferojnë hapësirat me dritë, andaj është mirë t’i mbani në diell, pran dritares së hapur.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët