Si ta përzgjedhni buqetën për personin e dashur

Shumë hulumtime dëshmojnë se meshkujt lënë përshtypjen më të mirë te gratë duku u dhuruar lule. Disa hulumtime thonë se 92% e grave nuk mund të kujtohen se kur për herë të fundit kanë marr lule, ndërsa 98% e tyre, theksojnë se lulet i bëjnë të lumtura dhe ndihen të veçanta.

Por, mbetet dilemma e përhershme si të përzgjedhet buqeta. Do t’u ndihmojmë.

Buqeta klasike

U dhurohet personave që e duan elegancën, traditën dhe thjeshtësinë. Buqeta e tillë është “për të gjitha kohët”. Aty të gjitha ngjyrat janë në harmoni.

Buqeta artistike

Është ideale për personat që preferojnë rregullisht të shkojnë në teatro, galeri arti dhe koncerte. Personat e tillë, para së gjithash i tërheqin enët dhe kutitë dekorative ku janë vendosur aranzhmanet.

Në rast se në aranzhmane ka edhe lule ekzotike, të ralla, me ngjyra të forta dhe aromë intenzive, buqeta për ta është ideale.

Buqeta romantike

Rëndom u dhurohet të dashuruarve, atyre që kanë dëshirë që me gjeste të shprehin dashurin. Për këto buqeta përdoren lule klasike me ngjyra pastel.Përherë zgjedhet buqeta e madhe , e përbërë nga trëndafilat dhe dekoruar me ndonjë shirit.

Buqeta natyrale

Për ata që adhurojnë shëtin në natyrë, për ata që kalojnë shumë kohë jasht ambientit të mbyllur, për personat spontan me stil jete dhe shoqërimi. Buqeta duhet të jetë e thjeshtë. Ideale janë shportat e thurura dhe të mbushura me material natyrore, siç janë lëvorja e drurit, myshku, degë të ndryshme dhe lulet e fushës.

Buqeta ultramoderne

U përgjigjet personave që konsiderohen hiperaktiv, që janë përherë në aksion dhe vazhdimisht përcjellin trended. Buqeta duhet të përbëj mjaft metal, tela dhe elemente në trend, ku dominojnë thjeshtësia dhe lulet e posakëputura./FermaIme/
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët