"Green wall"–Muri i gjallë

Bukurinë që e kemi në kopsht, dëshirojmë ta shijojmë edhe në anët e jashtme të ndërtesave, shtëpive, zyreve. "Green wall" është stil, pamje fascinante, ku ato muret mbulohen me bimë të llojeve të ndryshme .

Bimët mund të mbillen në temele, kulm dhe mund të përhapen nëpër murr apo edhe nga ndonjë dritare. Dizajnuesit e kësaj ndërtese kanë mbuluar me bimë mbi 3000 metra katror, hapsirë kjo në të cilën rriten mbi 10 mij bimë të mbi 120 llojeve. Këtu ka shkurre, lule e deri te rrethojat e gjata të gjalla dhe drunj gjethmbajtës edhe gjatë dimrit.

"Green wall", i njohur edhe si “Muri i gjallë” është kopsht vertikal i mbështetur në pjesën e jashtme të ndërtesës.

Bimët në të ushqehen vetëm me ujin e shiut, për dallim nga bimët që e marrin ushqimin nga toka.

 

Muret e tilla mund t’i shohim edhe në natyrë, mbi shkëmbinjt e mëdhenjë apo në afërsi të ujëvareve.

Llojllojshmëria e bimëve në këtë mur ka krijuar një përmbajtje të veçantë ekologjike, një oazë urbane për bletët dhe fluturat, thotë drejtori i kompanisë Green over Grey – Living Walls and Design", nga Vankuveri, që e ka dizajnuar murin e kësaj ndërtese.

Disa foto le të kënaqin syrin dhe ndoshta krijojnë idenë për ndonjë kreacion tuajin. /FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët