Sa gjuhë flasin lulet?

Keni marr apo dërguar lule, duhet ta dini se bashk me to keni pranuar apo dërguar edhe emocione. Ne do t’u ndihmojmë që përmes një buqete me lule të dërgoni porosinë e vërtetë dhe atë ta lexoni. E kemi të njohur fuqinë e madhe të ndikimit që kanë ngjyrat. Flasim kësaj rradhe për lulet.

Për ngjyrat mendojmë shumë shpesh, duke u nisur nga prania e tyre në shtëpi, mobile, veshmbathje. Por, duhet menduar edhe kur bëjmë përzgjedhjen e luleve për kopsht, ballkone apo kur i dërgojmë buqetë personit të dashur.

Ngjyrat kanë ndikim të madh në nëndijen tonë. Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët. Ata sqarojnë se reagimi ynë karshi ngjyrave është emocional dhe se lulet janë transmetues ideal i këtyre emocioneve.

Një aranzhman kreativ i luleve mund të zgjoj ndonjë ndjenjë të harruar, të ndryshoj disponimin. Ata thonë se me ngjyra të luleve shprehen shtatë lloje të emocioneve.

Buqeta me lule ngjyrë portokalli të zbehtë, ngjyrë vjollce dhe të bardhë në kombinim me nuancat e ndritshme të gjetheve të gjelbërta, krijojnë ndjenjën e sigurisë. Personi të cilit i dhurohet buqeta e luleve me ngjyra skofiare do të ndihet i sigurtë dhe i mbrojtur. Në veçanti do t’i gëzohen femrat që sapo janë bërë nëna.

Kombinimi i pasur i ngjyrave senzuale është ideal për porosi të pasionuar, të rafinuar dhe ngashënjyes. Ngjyra e fortë e kuqe është thelb i këtij emocioni dinamik të luleve. Aranzhmanin senzual mund t’ia dhuroni personit të dashur në raste të veçanta apo edhe pa ndonjë shkas. Porosia është gjithmonë e bukur.

Një buqetë e tulipanëve të portokallta, narcisëve të verdhë apo mimozave do të jetë e mjaftueshme për buzëqeshjen e atyre që gjithmonë mbesin të rinj në shpirt. Përherë do t’i gëzohet mikja e vjetër apo motra.

Karanfili, lule pak e harruar, është symbol i shumë lëvizjeve rebeluese, por në pjesë të ndryshme të botës ka simbolika të ndryshme. Buqeta apo një lule e vetme e karanfilit do t’i gëzoj personat me shpirt rebelues.


Të jesh me teke, tekanjoz, shumë kush mendon se nuk është emocion por veçori e karakterit. Ndoshta, por thuhet se kjo ndjenjë apo karakter i cilëson njerëzit që e duan argëtimin, që janë temperament. Këta persona do t’i gëzohen aranzhmanit të luleve me forma ekscentrike dhe ngjyra kontrasti.

Ndjanja e intimitetit, nostalgjisë dhe kënaqësi shprehet me përzierjen e toneve të ciklamës. Aranzhmanet romantike shprehin ndjenjën e dashurisë dhe admirimit dhe kanë ndikim të veçantë tek nënat, motrat, miket e afërta, nuset e ardhëshme…

 

Një shport me lule në tone të së pembes (roze) të butë dhe të gjelbërtës së ndritshme nxit ndjenjën e qetësisë dhe harmonisë. Është dhuratë ideale për gratë e punësuara dhe ambicioze, të cilat kërkojnë moment qetësie. Një oazë e tillë e luleve, për to do të jetë burim i energisë pozitive. /FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët