Kultivatorët e rinj të kësaj pranvere

Kultivatorët fushorë, pajisjet standarde për punë përgatitore për mbjellje, këtë vit kanë pësuar përmirësime të dukshme. Fermerët tani kanë mundësi të kenë në pronësinë e tyre mjete që pastrojnë barërat e këqija dhe që largojnë të fijet e tepërta për të arritur deri tek një nivel i pastër për të mbjellat pranverore.

Një studim i fundit për pajisjet bujqësore ka treguar se kultivatorët fushorë janë në mesin e 10 pajisjeve më me perspektivë për këtë vit.

“Afërisht 90 për qind e të anketuarve kanë parashikuar se shitja për njësi e kultivatorëve fushorë do të jetë e barabartë apo do ta tejkalojë nivelin e shitjeve gjatë vitit 2012”, ka thënë Dave Kanicki, drejtor ekzekutiv i “Farm Equipment” dhe autor i këtij raporti.

“Unë besoj se çmimet e tejet të përballueshme janë ato forca që kanë ndikuar në këtë rritje të shitjes”, thotë Vern Williamson, koordinator i marketingut për “Kongskilde Industries”, kompani e cila ka prezantuar një model të tillë këtë vit. “Fermerët janë duke i përmirësuar pajisjet e tyre të cilat nuk i kanë përmirësuar gjatë 10 vjetëve të fundit”. /Fermaime.com

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët