Kërkesë e madhe për makineritë bujqësore

Makineritë e përdorura bujqësore kanë qenë një prej kërkesave më të mëdha gjatë një ankandi në Qendrën e Ankandeve “Shrewsbury” gjatë javës së kaluar.

Organizatorët e ankandit kanë qenë tejet të kënaqur me të mësuar se janë futur mbi 1000 kërkesa për blerje të makinerisë bujqësore. Nick Hyne, drejtor i Qendrës së Ankandeve “Shrewsbury”, ka bërë thirrje për prurje tjera të makinerisë mbjellëse, traktorëve dhe ngarkuesve për ankandin e muajit gusht, në mënyrë që të mund të plotësojnë kërkesat në rritje të blerësve.

Çmimet më të larta në traktorë dhe të ngarkuesve arritën në: 13,500 sterlina për modelin e 2007 Terex TR250, 9,200 sterlina për traktorin e vitit 1996 , modeli 5140 dhe 2,800 sterlina për dy traktorë, “David Brown 885” dhe një “Ford 3600”.

Më shumë se 60 rimorkio u shitën, ku çmimin më të lartë e arriti modeli AW 12 tonësh, prej 5,500 sterlinash. Pajisjet për të korra kanë qenë gjithashtu të kërkuara mjaftë, ku modeli nga “New Holland” u shit për 2,900 sterlina ndërkaq “Tanco 1,000” u shit për 1,900 sterlina. /FermaIme/ 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët