Kombajnat nga John Deere

Kombajnat e reja e John Deere të serisë 1400, e ndërtuar në fabrikën holandeze “Kuhn” si pjesë e marrëveshjes së vitit 2011 në mes të dy kompanive, tani janë tërësisht funksionale për sezonin 2013.

Në këtë seri janë tri modele, ai 1433, 1424 dhe 1434, që prodhojnë dengje të madhësive 80 me 90 cm, respektivisht 120cm me 70cm dhe 120cm me 90cm. Madhësitë e dengjeve variojnë nga 60cm deri në 300cm, dhe mund të kontrollohen edhe në mënyrë elektrike nga kabina e traktorit.

Isobus-i është standard për të gjitha modelet, duke ia lejuar operatorit t’i rregullojë opsionet, siç është densiteti i dengut dhe thikës prerëse nga kabina e traktorit. Një rotor i madh thuhet se jep performancë të shtuar në të gjitha të korrat dhe kushtet.

Me këtë pajisje të re, lëvizja dhe bartja e dengjeve është shumë e lehtë. Ndërkaq, çmimet e tre variojnë nga 101,935 sterlina për modelin 1433, deri në 134,232 sterlina për atë 1434C.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët