Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të qenë më produktive në duart e fermave dhe kontraktorëve më të mëdhenj. Modeli i ri, “Farm Master 435S Agri”, ndërtohet mbi suksesin e paraardhësit të tij, “434S Agri”. Ngarkesa e testuar në të është 4,200kg ndërsa ka mundësinë e ngritjes në lartësi maksimale deri në 3.61m.

“434S ka vendosur nivele të reja të performansës për ngarkues të rëndë të fermave”, ka thënë menaxheri i JCB Agriculture, Edward Roach. “Zëvendësimi i tij vjen duke u bazuar në formulën e suksesit me përmirësime të mëdha, ku shpejtësia e lëvizjes është më e madhe dhe komoditeti që ofron modeli i ri, nuk krahasohet me asnjë”, ka thënë ai, duke përmendur se edhe shpenzimet në karburant janë dukshëm më të ulëta në krahasim me modelin e vjetër.

Sipas Roach, operuesit e kësaj makine mund të gëzojnë ambient më të qetë në kabinë, ku është minimizuar në maksimum zhurma nga jashtë. Kjo, duke ia bashkëngjitur edhe sistemin e klimatizimit dhe përparësitë tjera, e bën këtë makinë tejet komode për kryerjen e punëve të rënda nëpër fermat tuaja. /FermaIme/ 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët