Motorët hibridë për traktorë, shumë afër futjes në treg

Traktorët hibridë që shfrytëzojnë energjinë elektrike për t’ia bashkëngjitur fuqisë së motorëve dizelë, kanë qenë pikë e nxehtë e bisedimeve gjatë Konferencës së Makinerive Bujqësore 2013 të mbajtur gjatë kësaj jave në Waterloo, IA.

Inxhinierë të agrikulturës janë duke vazhduar punën e tyre në makineritë që mbështetën më pak në naftë për t’ju ndihmuar fermerëve dhe konsumatorëve t’i ulin shpenzimet e derivateve për punën në ferma.
 
Andy Jennett, inxhinier i produkteve në grupin e John Deere “Intelligent Solutions Group” dhe moderator i sesionit mbi teknologjinë hibride, thotë se janë përfshirë tri fusha në diskutim. Një prej temave ka qenë motorët me djegie të brendshme për gjeneratorë elektrikë.
 
“Prodhuesit e motorëve, siç është Cummins, janë duke dizajnuar motorë dizelë të cilët do të bashkohen në mënyrë specifike me gjeneratorët elektrikë për makina hibride në vend të transmisioneve tradicionale mekanike dhe hidrostatike”, thotë Jennett.
 
Një temë tjetër e mbuluar ka qenë edhe simulimi i kontrolleve për sisteme hibride. “Për t’i ulur shpenzimet zhvillimore, dhe si pasojë edhe çmimet e shitjes finale, të makinave hibride, kompanitë, siç është dSPACE, janë duke zhvilluar harduerë dhe softuerë për të përshpejtuar kohën e manovrimit”, shton Jennett.
 
Ndërkaq, si temë përmbyllëse e sesionit ka qenë një prezantim mbi ngarkuesin hibrid John Deere 644K (shih foton).
 

“Kjo makinë përfaqëson një prej makinave hibride komerciale off-road për industrinë e ndërtimtarisë mesatare. Testet nga palë të treta kanë konfirmuar ulje signifikante të shpenzimeve me këtë makinë”, ka thënë Jennett. /Fermaime.com 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët