New Holland me kombajna të reja

“New Holland” sapo ka hedhur në treg gjeneratën e re të kombajnave CX7000 dhe CX8000 Elevation. Në vetëm një dekadë, janë prodhuar mbi 10,000 CX kombajna.

“Linja CX ka nisur prodhimin më 2001, dhe sot është ende kombajna më e fuqishme, me kapacitetin më të madh që është prodhuar ndonjëherë”, ka thënë Hedley Cooper, drejtor në kompani. “Prezantimi i teknologjisë sonë inovative përmirëson performancën e makinave tona deri në 20 për qind dhe do ta shtojë përfitimin e të gjithë fermerëve”.

Pas konsultimeve me konsumatorët, “New Holland” ka prezantuar pakon e saj ndriçuese më të kompletuar ndonjëherë si komponentë shtesë, e cila përmirëson shpërndarjen e dritës në pjesën e përparme të kombajnës deri në 55 për qind.

Përveç dritave, kompania ka thënë se e gjithë struktura e motorit të këtyre kombajnave është ndryshuar pothuajse në tërësi, duke ofruar punë më të lehtë dhe prodhim më të mirë për bujkun. Kompania ka bërë me dije se edhe kabina është bërë në atë mënyrë që drejtuesi i makinës të keët komfortin që gjithmonë e ka dëshiruar. /FermaIme/ 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët