Pergjigje per Enesin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Bejtullah Bytyqi lidhur me kultivimin e qepes gjat sezonit te dimrit.


Pyetja: pershendetje. tesha te pyes se aaa osht ee nde koh e epershtatshme mer mbjelljen ee qepve ne serr neqoft se ka koh edhe sa osht koha ee pershtatshme nese jo kisha pas qef me dit


Pergjigje: Koha e mbjelljes për kultivimine qepës së re në serra është prej muajit Tetor deri në fund muajit Shkurt varësisht prej planifikimit të shitjes së qepës në treg. Duhet të dihet se pas mbjelljes së arpaxhikut qepa e re me 5-8 fleta varësisht prej kushteve klimatike dhe kualitetin e arpaxhikut arrirne në treg 40 deri 80 ditë pas mbjelljes. Për zhvillimin normal te bimës duhet të krijohet temperaturat ne ditët me diell prej 15 deri 18 °C ose 14 °C kur është koha pa diell. Qepa mbillet në largësi rendi prej rendit 20-30 cm, ndërsa në rend 10-15 cm. Rendimenti i qepës së re sillen prej 1-3kg/m2 varësisht prej fazës së vjeljes së bimës, faza më e mira për vjellje është faza 6-8 fleta.


Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisë Yüksen Topoyani

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com