Pergjigje per fermerin nga Dragashi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga fermeri nga Komuna e Dragashit lidhur me kushtet e aplikimit per grante dhe subvencione per dele.


Pyetja: Pershendetje jam nje fermer nga komuna e Dragashit. pyetja ime eshte: Sa krer dele duhet mi pas qe me mjt me apliku per grante ne ministri dhe per subvencione?


Pergjigje:


1.Per aplikim ne subevencione te MBPZHR


Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kritere:


- Duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;


- Të kenë minimum 30 krerë dhe në maksimum 500 krerë dele në prodhimtarinë aktive të qumështit;


- Kafshët duhet të jenë të matrikuluara me matrikul të Republikës së Kosovës ose me matrikul të vendeve anëtare të BE-së;


 


Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:


Fotokopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;

Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë bankare te aplikuesit;

Regjistrin e lëshuar nga praktikat veterinare të kontraktura nga AUV-ja, duke u bazuar në të dhënat e sistemit të Identifikimit & Regjistrimit të kafshëve në AUV per delet qumështore për riprodhim.

Dëshminë që është i regjistruar në regjistrin e fermës;

Dëshmin për pagesën e tatimit mbi pronë;


Pagesa direkte per Dele qumështore është 10 € / krerë


2. PER APLIKIM NE GRANTE feremeri duhet te ket minimum 100 krerë dele


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Dragashit z.Flamur Sylejmani

Nga: Flamur Sylejmani (Dragash)
Telefon: tel
E-mail: flamursylejmani2@hotmail.com