Pergjigje per Kushtrim Neziri nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Ksuhtrim Neziri lidhur me hapjen e nje fermer per lope qumeshtore dhe vica per majmeri.


Pyetja: Jam Kushtrim Neziri Deshta te pyes, kam ne plan te hape nje farme me Lope Qumeshtore, me kapacitet 50 krere. Cila race eshte me e ambientueshme per vendin tone, si dhe a me rekomandon te hapi farme me lop qumeshtore a po me rritjen e viqave per mishe. ne rastin e pare deri sa Hektar me nevojiten per 50 krere Lope. dhe nese ka mundesi e pashe se kishe bere nje llogari pe vjeta te mishit nese ka mundesi me me bere edhe mu nje llogari te njejte.


Pergjigje:


Raca Simental i Ri (tipi qumështor)

Kohëve të fundit është seleksionua rraca e tipit qumështor të Simentalit apo Simentali i ri e cila është treguar dhe po tregohet si racë shumë profitabile në vend.

Edhe për qumështin ka tregtë mire nëpër qumështoret e vendit të cilat tani shumica nga to janë të konsoliduara me paisje dhe infrastrukturë për punuese sipas standarteve të EU-së.

Ju mundeni po ashtu edhe me qumështoret me cilën do qoftë që ju mendoni të lidhni kontrata paraprake për shitje të qumështit.

Në këtë sektor Shteti po ashtu ka paraparë edhe subvencionime për litër qumësht dhe subvencionime për kokë lope qumështore si dhe grante investive në fermë që bën më të qëndrueshëm prodhimin e qumështit duke ulë për të gjithë edhe kostot e prodhimit.






Vica për trashje të races Simental

Para se të mer viqat duhet të ketë siguruar ushqimin e kultivuar (misër kokërr, sanë dhe misër silazhi por me dominim të ushqimit të koncentruar në këtë rast misër kokërr derinë 60% të sipërfaqes së tokës bujqësore që ju keni në dizpozicion) dhe ate për çdo krerë viq së paku duhet 0.30ha tokë bujqësore e punueshme nga klasi 1 deri në klasin 2.e aq më mirë në tokat smunicë.

Nëse vendosni për trashje të viqave, ju propozojme qe të merrni viqa të racës Simental tipi i vjeter i simentalit sepse tek ne më së miri është përshtatur kjo racë sinëstallë, kullosë, është treguar më imune ndaj sëmundjeve dhe është më rentabile sepse ka një shtim ditor të lartë duke arritëderinë 1.5kg në ditë e që tek ju mund të arrijë deri në 1.3kg.

Këtë veprimtari e bën të qëndrueshme tregu i sigurtë që ka vendi siq jane therrtoret dhe mishtoret ku ju mundeni paraprakisht të lidhni kontrata për viqat që ju mbarështoni me cilën do thertore në Kosovë dhe çdonjëra nga to ka nevojë për lëndë të parë(viqa).

Edhe sektori i mishit është duke u përkrahur nga Shteti përmes Ministrisë së Bujqësisë përmes granteve investive gjë që juve dhe të gjithë të tjerëve ju bën edhe më të fuqishëm në biznes.

Ne ju themi që ju të vendosni për njërën apo tjetrën veprimtari pasi që nga të dyjat ka fitime por, gjithnjë duke pasë parasyshs igurimin e ushqimit për çdo krerë lopë 0.50ha dhe për çdo krerë viq 0.30 ha tokë e punueshme bujqësore dhe ate të klasit të parë apo të dytë.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Gjilanit: Medin Zeqiri PhD



 

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com