Përgjigje për Lumbardh Gashi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Lumbardh Gashi lidhur me ndertimin e nje ferme te pulave.


Pyetja: Pershendetje deshta te ju baj pyetje per lidhje me fermen e pulave , sepse jam i interesuar por nuk jam aspak i informum per punen e tyre deri ne finalizim sa mundet me mu ba kostoja edhe a mundet me psa ndaj ndihmes nga komuna ose ndonje subvencion apo diqka . Edhe ku mundem me u drejt ne detajet e kostos te ndertimit te fermes plus kushtet sepse jam pak i informuar . Faleminderit per mirkuptim


Pergjigje:


Sa i perket pyetjes se lexuesit te portalit Fema Ime do ta keshilloja qe te gjej pake kohe dhe te vije ne zyren per sherbime keshillimore prane KK te Rahovecit dhe te merr informacione te nevojshme rreth pyetjes qe ka parashtruar.

Megjithate, lexuesin po e informoj se perodhimtaria e vezeve eshte nje veprimtari mjaft specifike dhe kerkon nje angazhim dhe perkushtim te madhe, sepse ka te beje me qenje te gjalle qe ka mjaft kerkesa ne ushqim dhe ambietin se ku ato rriten.

Kostoja e ndertimit te objektit dhe pajisjeve te nevojshme eshte e larte dhe kjo veprimtari mbeshtetet nga Agjencia per Zhvillim Rural, por vetem per biznese egzistuese e jo edhe per ata fermer te cilet dojn te merren me kete veprimtari.

Subvencionimi i pulave vojse poashtu behet nga Agjencioni per Zhvillim Ruran ne forme te pagesave direkte per te gjithe ata fermer te cilet kane me se paku 2400 cope pula vojse ne te gjitha fazat e prodhimtarise aktive.

Shpresoj se rreth pyetjes se lexuesit, jame munduar te jepe informacione te mjaftushme, por megjithate me se miri do te informohet prane zyres per sherbime keshillimore ne KK te Rahovecit.


Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Rahovecit z.Nysret Shala

Nga: Nysret Shala (Rahovec)
Telefon: tel
E-mail: n.shala5@hotmail.com