Pergjigje per Enesin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga enesi lidhur me kultivimin e dredhzave ne vazo.


Pyetja: pershendetje kisha pas qef me marr nje perxhixhje t qart se a bon me mbjell dredhza ne saksi ne serr dhe kur o koha ee tyre dhe ku xhendet rasadi per mbjellje se shum jom i interesum


Pergjigje:


Kultivimi vertikal i dredhzës në saksia paraqet një teknologji të re dhe mjaft të avancuar në botë, por që fatkeqësisht në regjion(sidomos në Kroaci ,Bosnje dhe Serbi) nuk ka dhënë edhe rezultate të dëshirueshme,pasi që rendimentet e pritura me këtë sistem nuk i kanë mbuluar shpenzimet e mëdha rreth ngritjes së serrës,sidomos nxemja,pastaj problemi me fidane të huaja frigo,sidomos të importuara nga Holanda dhe vendet e rajonit nuk kanë janë treguar edhe aq produktive siç janë të deklaruar me certifikatë fitosanitare,në terren në vend të 1kg/saksi ato mezi kanë dhënë një rendiment prej 300-500 gr/saksi.Ky sistem i kultivimit bëhet në serra të vogla me një sipërfaqe zakonisht prej 375 m2,të mbuluara me folie të dyfishtë dhe me dysheme të mbuluar prej plastike,kryesisht në shtylla prej metali me dimensione të mbjelljes 1,2m x1m (distanca në mes rendeve në shtyllë dhe mes shtyllave),në çdo shtyllë mbjellen nga 9 saksia me 4 fidane të dredhzës,saksiat janë nga stiropori dhe mbushen me treset të gatshëm prej 5,5 lit.Saksiat e mbjellura me 4 fidane zakonisht ndërrohen pas 1 apo 2 viteve.Mbjellja fillon nga 15 korriku e deri kah gjysma e gushtit,pas 6-7 jave fillon vjelja e parë vjeshtore,vjelja zgjat 20-25 ditë.Pas kësaj kohe dredhzat pastrohen dhe pregatiten për dimërim.Për herë të dytë dredhëzat hyjnë në frutdhënie në prill të vitit të ardhshëm.Pas Pas vjeljes së dytë prapë ndërrohen fidanet dhe substrati nga saksitë dhe prapë përsëritet cikli i prodhimit.

Te ne me sa di unë nuk ka prodhuar dredhëza askush me këtë sistem dhe nuk kisha për ta rekomanduar as për fermerët tanë,sidomos për ata amator në këtë sektor.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Fushe Kosoves. Ing.dip i bujqesise z.Sulejman Shabani

 

Nga: Sulejman Shabani (Fushe Kosove)
Telefon: tel
E-mail: sulejmanshabani@hotmail.com