Pergjigje per Shkurte Bunjaku nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Shkurte Bunjaku lidhur me plehrimin e tokes, konkretisht me rregullimin e nivelit te Ph-se. Pyetja: Pleherimi i tokes... Une i kam qit gelqere tokes me ja rrit ph pak para shiut qe nja dy jave...dioksid kalcium (lloji qe ka me ble ne depot tona e shitet per material ndertimor) 500 kg per nja 65 ari...token se kam lavruar ende...toka ka ph 5.5...dua me mbjelle lajthi... Token se kam lavruar ende se po merr mot me shi..kam frike se mos do ta humbas efektin pasiqe eshte mbi siperfaqe?


Pergjigje:


Pershendetje per znj.Sh.Bunjaku me gezon fakti qe ne kohe te fundit kemi edhe fermere qe merren me bujqesi. Sa i perket pytjes suaj ne lidhje me ph une nuk e di sa kg gelqere duhet ti qitet tokes sepse paraprakisht duhet bere analizat e tokes dhe ato tregojne sasin sa gelqere duhet ti qitet tokes. Koha e pershtatshme per hudhjen e gelqeres eshte pera lavrimit, ndersa, ju qe e keni hudhur dhe spo mund ta lavroni token sigurisht nje pjese mund te humbe, mirepo, kushtet klimatike nuk mund te pershtaten por ne raste te tjera duhet pritur kushtet klimatike te jene te pershtateshme.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Podujeves z.Xhafer Sekiraqa


Pergjigje shtese lidhur me kalcifikimin dhe acidifikimin e tokes ne rastin e mbjelljes me mjeder.


Kalcifikimi dhe acidifikimi i tokës


Nëse toka është tepër acidike (pH 4,0‐5,0),patjetër duhet kalcifikimi i saj me qëllim që të zvoglojmë aciditetin dhe përmirësojmë strukturën. Te tokat e lehta acidike (pH 5,0‐6,0) këtë masë nuk duhet ndërmarrë, por në disa vite vijuese duhet hudhur plehra alkalike. Për kalcifikim më së shpeshti përdoret gëlqerja e bluar te tokat e lehta, ndërsa te tokat ë rënda gëlqerja e pa shuar “ e gjallë” në sasira që varen nga niveli i aciditetit të tokës.Orientimisht, nëse duam që vlerën e pH ta rrisim për 0.7, patjetër duhet hudhur 4,0 t/ha gëlqere të bluar në formë të CaCO3 në tokat e lehta ose 2,16 t/ha gëlqere të pashuar në tokat e rënda. Sasia e glqeres për kalcifikim në tokë hudhet në dy deri tre turnuse “racione”edhe atë para lavrimit të thellë 2/3-tën e sasisë së planifikuar dhe 1/3-tën e sasisë para lavrimit të cekët. Para hudhejs së gëlqeres, është e domosdoshmë që të hudhen edhe sasitë e nevojshme të plehut organik (pleh shtalle, humus, etj.) që përmes aktiviteteve mikrobiologjike, karbonatet mund t’iu nënshtrohen veprimit të acidit karbonik ( H2+CO3‐).

Në tokat me përbërje të lehtë mekanike, nëse vlera e pH është më e ulët se 5.5, shpesh paraqitet mungesa e të ushqyerit të bimës me kalcium,magnez dhe sulfur. Në këtë rast shfrytëzohet gëlqerja e bluar, ose dolomitet-përzierësit e sajë si dhe materiale tjera gëlqerore me qëllim të neutralilizimit të aciditetit në tretësirën ujore.

Nuk rekomandohet kultivimi i mjedrës në toka ku pH është mbi 7 (pH>7), mirëpo nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, atëher para mbjelljes duhet patjetër të kryhet acidifikimi i tokës (rritja e aciditetit) përmes plehrimit me plehra acidike. Për këtë qëllim, gjat periudhës dimërore, në tokë më së shpeshti hudhet sulfati i hekurit (FeSO4), ndërsa gjatë vegjetacionit si ushqim me sulfat amoni (NH4)2SO4. Psh. nëse duam që ta zvoglojmë vlerën e pH nga 8,0 në 6,5, patjetër duhet që te tokat ranore të hudhim 1300 kg/ha sulfur të bluar, te tokat ranore-argjilore 1570 kg/ha dhe te tokat argjlilore 1700 kg/ha. Pas acidifikimit në këto toka, në ushqimet e rregullta gjatë vegjetacionit shfrytëzohet plehrat e lehtë të tretëshëm me bazë të sulfateve si : sulfati i amonit, sulfati i kaliumit, sulfati i magnezit ose kombinime të NPK me kripra të thjeshta me vlerë të ulët të pH-së.Gjysmën e plehrave minerale duhet hudhur në sipërfaqe para lavrimit dhe pastaj kryhet lavrimi, ndërsa gjysmën tjetër pas mbjelljes. afërsisht nga 20-30 gr. për qdo fidan.


Kjo pergjigje eshte marr nga faqja ne facebook "Mjedrat ne Kosove"

Nga: Xhafer Sekiraqa (Podujeve)
Telefon: tel
E-mail: xh.sekiraqa@hotmail.com