Pergjigje per Drilon Kastrati

Ne pyetjen e parashtruar nga Drilon Kastrati lidhur me koston e mbjelljes se nje hektari me kulturen e mjedres.


Pyetja: Jam nje student i agrobiznesit edhe jam i interesuar ta di sa kushton per ta mbjellur 1 hektar mjedra?


Pergjigje: I nderuar, Fillimisht ju oruojme suksese ne studime dhe ju pergezojme per drejtimin e zgjedhur per te studiuar.


Lidhur me pyetjen tuaj. Kosto per ngritjen e nje hektari me kulturen e mjedres varion nga 8000 deri ne 10000 euro, varesisht se a perdoret sistemi mbeshtets apo jo.


Kosto e fidaneve: 10000 fidan x 0.50 euro/cope = 5000 euro


Sistemi i Ujitjes rreth 1000 euro


Pleh mineral 1000 kg rreth 500 euro


Pleh stalle 40000 kg rreth 600 euro


Pergatitja e tokes te gjitah operacionet rreth 400 euro. 


Keto jane disa nga shpenzimet per ngritjen e nje hektari me mjeder.


Ju lutem per informata shtese dhe keshilla rreth kultivimit te mjeders vizitoni zyrat e programit NOA te USAID-it ne lagjen Pejton ne Prishtine.


 


 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com