Pergjigje per Besim Zukaj

Ne pyetjen e parashtruar nga Besim Zukaj lidhur punet qe duhet te kryhen ne Bletari gjat muajit Dhjetore.


Pyetja: Pershendetje cilat jane punet qe duhet te kryhen en bletari gjat muajit dhjetor?


Pergjigje: 


PUNËT NË BLETORE GJATË MUAJIT DHJETORË


Muaji dhjetor është muaji i parë i dimërit. Temperaturat janë shumë të ulëta dhe ne te shumtën e rasteve me borë në tokë, keshtu që bletët janë në <<gjumin dimëror>> pra të grumbulluara në tufën dimërore. Ne Dhjetor bëhët analiza e punëve, lëshimeve, gabimëve, dhe arritjeve për vitin kalendarik që po kalon.

Ne bletore duhet siguruar qetësi apsolute. Bora që bije mbi zgjoje mos të hjeket kursesi sepse shërben si jorgan për mbrojtjen e temperaturës, kurse me qenë se është poroze, nuk e pengon futjen e ajrit në zgjua. Për këtë arsye duhet patur vetëm kujdes qe të mos mbyllet dera e zgjoit me shtresë të akullit.

Per bletërritesin vlejn të gjitha ato punë që janë përmendur per muajin Janar: si leximi I literatures, qetësia në bletore, meremetimi i zgjojeve, etj.


Ne këtë kalendar te puneve gjatë vitit në bletari, vetëm janë përmendur punët me rradhë që duhet kryer ne bletore, kurse se si duhet kryer punët e përmendura dhe shumë pune te tjera sipas nevojës shifeni ne librin <<BLETARIA>>te botuar në vitin 2004.


Kjo pergjigje eshte marr nga nje publikim i bere nga USAID/NOA, autor i publikimit eshte Mr.Sci.Haxhi Demuka.

 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com