Përgjigje për Halim Nasufi nga Këshilltari Komunal

Pas informacioneve shtese te derguara nga Fermeri Halim nasufi lidhur me pemishten e tij, ka marr pergjigje shtese nga Keshilltari z.Nazmi Rapuca.


Informavionet shtese: Pershendetje zotri kshilltar Nazmi Rapuca. desha te jap edhe pak te dhena per pytjen e parashtruar ditë me pare per mbjellen e molles ne mes te rendeve,,,,.Pemishtja ështe e ngritur ne vitin 2010 qe d.m.th para 4 viteve dhe eshte ne frytdhenje mesatarisht jep fruta 20-22kg per trup te klasit te parë.Në pemishtje janë te vendosur shtyllat me 4 fije tel,kurora Palmet,ndersa variatetet janë delishes i artë.delishes i kuq dhe janaton ,faleminderit per kohen qe ndate per ne presim pergjigjje sa me shpejt me respekt Hilmi Nasufi.


Pergjigje: Pershendetje Halim. Pas ketyre sqarimeve, te preferoj qe pemetoren te vazhdosh ta kultivosh keshtu si eshte sepse po te mbjellesh edhe nga 1 fidan ne mes, atehere dallimi mes fidaneve te vjetera dhe te reja eshte i madh dhe e vjetra i bene konkurence te rese duke mos e lene te zhvillohet si duhet.


Ne anen tjeter, pemet kur jane te mbjellura me rralle, siq eshte rasti me ty, ato zhvillohen me shume dhe normalisht qe japin me shume rendimente sesa kur jane te mbjellura dendur.


Ti kultivoje sa me mire pemishten , krasite, pleheroje, ujite dhe mbroje nga semundjet dhe demtuesit dhe do te keshe rendimente te kenaqshme.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.a Nazmi Rapuca

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com