Përgjigje për Astritin nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e bere nga Astrit Berisha.


Pyetja: si duhet bere nje plan per mbrojtjen e pemeve cilet faktore duhet pasur parasysh, per me hartu planin cilet faktore duhet pasursh parasysh! me respekt Astrit Berisha.


Pergjigje:


SI TË BËHET PLANI PËR MBROJTJEN E PEMËVE NGA SËMUNDJET DHE DËMTUESIT


Të respektuar pemëtarë, sidomos ata që janë fillestar në këtë degë të prodhimtarisë bujqësore, qështja e mbrojtjes së kulturave bujqësore në përgjithësi, sot është një nga shqetësimet më kryesore të ekspertëve të kësaj fushe, por edhe të vet fermerëve.Nga njëra anë kërkohet që të kemi prodhimtari të lartë dhe kualitative, pa prezencë të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe duke e mbrojtur ambientin nga ndotja. Në anën tjetër çdo ditë, paraqiten sëmundje dhe dëmtues nga më të ndryshmit që kërcënojnë dëmtimin e tërë prodhimit.


Sot hasim terme të ndryshme si: prodhimtari bujqësore konvencionale, mbrojtje e integruar, prodhimtari bio apo eko etj.


Kërkesat e të gjithëve janë që tëarrihen rendimente sa më të larta, por duke mos e dëmtuar në asnjë mënyrë cilësinë e produkteve dhe duke e ruajtur maksimalisht ambientin nga ndotja.


Si zgjidhje e mesme konsiderohet mbrojtja e integruar e kulturave bujqësore. Kjo dmth. që për të mbrojtur kulturat bujqësore duhet të merren një sërë masash, duke filluar nga zgjedhja e kultivareve sa më rezistent, ndërmarrja e të gjitha masave agro-teknike me kohe, aplikimi I masave mekanike, fizik dhe biologjike për mbrojtje dhe në fund, nese me masat e përmendura, nuk është arritur mbrojtja e duhur e kulturave dhe nese prania e sëmundjeve apo dëmtuesve kalon të ashtuquajturin prag ekonomik, atëherë duhet të aplikohen masat kimike, dmth.aplikimi i pesticideve të ndryshme për të mbrojtur prodhimin. Kuptohet me këtë rast duhet zgjedhur pesticidet adekuate duke e respektuar strikt dozën dhe përqëndrimin e tyre. Me një fjalë, qëllimi është që sa më pak të përdoren mjetet kimike për mbrojtjen e kulturave bujqësore. Sot poashtu egzistojnë pesticide organike të cilat janë më pak të dëmshme për shëndetin dhe ambientin që na rrethon, gjë që duhet dhënë përparësi përdorimit të tyre. Nuk duhet tentuar që sëmundjen apo dëmtuesit, me çdo kusht, ti zhdukim plotësisht, por që ata ti mbajmë brenda kufijve të lejuar dmth. Brenda pragut ekonomik.


ÇKA DUHET PASUR PARASYSHË PËR TË HARTUAR NJË PLAN PËR MBROJTJEN E PEMËVE


Ka shumë faktorë që ndikojnë në hartimin e planit për mbrojtjen e pemëve. Ndër ta mund të përmendim: lloji i pemës, kultivari, nën shartesa, pozita gjeografike ku kultivohen pemët, lloji i tokës, stina e vitit, mosha e pemëve, kushtet klimatike, kushtet e motit, prania e sëmundjeve dhe dëmtuesve në vitin paraprak, masat agro dhe pomo teknike që janë ndërmarë, njohja e biologjisë së zhvillimit të dëmtuesve apo të sëmundjeve, fazat fiziologjike të zhvillimit të bimëve etj. Secili nga këta factor ka ndikimin e vet në hartimin e planit mbrojtës. Po përmend një shembuj se si ndonjëri nga këta factor ndikon në paraqitjen e sëmundjeve apo dëmtuesve. Psh. Për paraqitjen e kromës së mollës (venturia inaequalis), pa tjetër duhet të plotësohen dy kushte:prania e lagështisë dhe temperatura. Në temperaturën prej 10° C, për të ndodhur infektimi, gjethi duhet të jetë i lagur minimum 14 orë. Në këtë rast intervenimi me fungicide duhet të ndërmerret para kalimit të 14 orëve që të pengohet infektimi etj.


Këshilla ime për pemëtarët fillestarë është, që aspektin e mbrojtjes së pemëve ta planifikojnë me ndihmën e ekspertëve të bujqësisë e më së miri me ata të mbrojtjes së bimëve. Gjithashtu është mirë të konsultojnë literaturë pasi që ka mjaft, ku mund të gjenden plane orientuese për mbrojtjen e kulturave bujqësore pra edhe të pemëve. Këso udhëzime japin të gjithë prodhuesit e pesticideve si: Singenta, Bajer, Galenika etj. Pa tjetër para përdorimit të lexojnë dhe respektojnë udhëzimin për përdorimin e pesticidit etj.


Më poshtë po jap nje plan të singentës për mbrojtjen e mollës, i cili është pak a shumë i ngjashëm për të gjitha pemët farore.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: 044/ 212 357
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com