Pergjigje per Halim Nasufi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Halim Nasufi lidhur me mbjelljen e mbjelljen e mollave te reja ne rendet ku ka molla te mbjellura.


Pyetja: Pershendetje zotri kshilltar NAZMI RAPUCA,desha te pyes kam te mbjellura 25 ari me mollë,nenshartesa MM-106 ne largesi mes rendeve 3*3.50 tash dua te di se a mundem te mbjell edhe nje trup te molles ne mes tyre d.m.th largesi mbetet 1.50*3.50 dhe nese bon te mbillen tregom qfar nenshartese duhet MM ?? Faleminderit per mirkuptim pres pergjigjje nga ju


Pergjigje:


Sa i perket pyetjes se fermerit Halim Nasufi, ai nuk ka dhene shume informacione psh. qe sa vite e ka ngritur pemishten, cilat varietete i ka te mbjellura, çfar klase eshte toka etj. Mirepo ne baze te ketyre pak te dhenave une po i pergjigjem.

E para, me qe behet fjale per siperfaqe te vogel dhe sidomos nese toka eshte shume pjellore, lirisht mund ta lere pemishten ashtu si eshte, vetemse e zgjedhe sistemin e kurores piramide me kate, ose kupe dmth. kultivon dege skeletore te cilat kerkojne me shume hapesire dhe mund te suksesoje shume mire pemishta.

E dyta, nese pemishta eshte ngritur vitin e kaluar, atehere mund te mbjelle edhe nga nje fidan, qe distanca mes bimeve ne rend te behet 1.5m. Me kete rast e rendesishme eshte qe fidanet e reja te zgjidhen sa me te zhvilluara, ndoshta edhe dy vjeqare e me degeza, qe te mos ngecin mbrapa atyre qe tashme jane te mbjellura. Pra kjo e dyta eshte me e preferuar, por ka me shume pune, sepse duhet mbjellur edhe fidane te tjera te cilat duhet afersisht te jene te rritura aq sa jane ato qe tashme jane te mbjellura, qe te mos ngelin mbrapa pershkak te dominimit (konkurences) se atyre qe jane me te medha.

Uroj sukses keti pemetari te ri.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com