Përgjigje për Fitim Saqipi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Fitim Saqipi lidhur me majmerin e Vicave.


Pyetja: pershendetje aka munsi mem kshillu dicka. du me filu me rujt vica per mish mir amo po du tash mi mar qe pranver mi qit kollos aja vlen edhe a shton kille vici kollos nqoft se mundeni mem ndimu dicka flm Pergjigje: I Nderuari z. Fitim,


Sa i perket pyetjes suaj për trashjen e viçave në kullosë tani dhe stallë ne ju rekomandojmë:


Me që tani jemi në sezonin vjeshtë-dimër, sezona këto që kanë temperatura të ulëta dhe të shoqëruara me reshje shiu dhe bore andaj mundësitë për të shfrytëzuar kullosat janë zero.

Ne ju rekomandojmë që ju të planifikoni mbjelljet e pranverës si misrin kokërr, bari të përzier dhe misrin për silazhë por, para kësaj tokën tuaj pregaditeni qysh tani me lëvrim të thellë me qëllim që ajo në pranverë të jetë e gatshme për kulturat që ju rekomanduam më lartë.

Më së miri ju është që viqat ti bleni në muajin mars dhe ata ti mbani deri në dhjetor

Mosha e viqave të jetë minimum 3.muaj dhe pesha e tyre të jetë 100 deri në 120 kg.

Raca të jetë Simental sepse i përballon edhe kullosave dhe shtimi ditor i peshës trupore është më rentabil se çdo racë tjetër për kushtet tona.

Gjinia e viqave të jetë gjithsesi mashkuj .

Të jenë të matrikuluara

Të jenë të kontrolluara nga mjeku veterinar para se ti bleni ata që garantojnë se janë të shëndoshë

Stallën ku mendoni ti mbani viqat të jetë e përshtatshme për mbarështimin e tyre.


Nëse bleni viqa të moshës 6 muajshe edhe këta duhet të jenë të gjinisë mashkull

Pesha trupore e tyre duhet të jetë 200-250 kg

Viqat e tillë të kësaj moshe nga mjeku veterinar duhet të vaksionohen patjetër me vaksina kundër sëmundjeve të tokës( me clostrivet)pasi që ju po mendoni ta shfrytëzoni edhe kullosën.

Te jenë të matrikuluar

Edhe në këtë rast ju duhet të siguroni bazën ushqimore nga ferma e juaj me qëllim që të jeni sa më rentabil në koston e fermës suaj.

I. Trashja e viçave




Llogaria Ekonomike për trashjen e viçave të racës Simental

Analiza Ekonimike, kur fermeri disponon bazën ushqimore




Shembull 1.trashja e viqave për 300 dite ose 10 muaj

Raca Simental

Kur viqat blihen në moshën 3.mujore apo me peshe trupore 120 kg

Një Viç brenda dhjetë muaj ap 300 ditësh.arrinë peshën trupore deri në 480 kg pëërfshirë edhe peshën kur është blerë.

10 krerë viça x 405 kg peshë bruto brenda vitit kemi 4.050 kg peshë bruto të viçave.

Shtimi ditor për viq ka qenë 1.350 gram.prej moshës tre mujore deri në muajin e 12-të kur është shitur për therrje.

Kur këtë masë të peshës së tërsishme të viçave e kalkulojmë me çmimin e shitjjes prej 2.60 € për kg peshe të gjall do të kemi nga të gjithë viçat një shumë pre:10.530 €.

Gjatë kësaj kohe të trashjes së viçave kemi hargjimet me sa vijon:

Hargjimet e rrymës paushall për një vit……480 Euro.

Premixe…………………………………………470 Euro.

Shpenzimet për trajtime mjeksore veterinare paushall.340 €.

Blerja e viçave 10 X 324 Euro për viç=3240 Euro.(viçi blehet në moshën 3.mujore me peshë prej120 kg dhe me çmim prej 2.7€ për kg apo 120 X 2.7 = 324€ për 1.viç.)

Shpenzimet e repromaterialit për mbjelljen e 3 ha misër dhe sillazhimi i tijë 600 €

Kositja,transporti i sanës për 3 ha, hargjime të derivative 300€

Shpenzime të paparashikuara 400 €

Gjithsejt shpenzime 5830 €.

Bilanci:qarkullimi – shpenzimet = fitimi Euro

10.530€ - 5830 = 4700€

Pra,fitimi bruto për 1.viç është 470€, kurse për 10.viça është 4700 €.

Në fund konkludojmë se ja vlenë të kultivohen viçat për trashje.

Për Komunën e Gjilanit është një përparsi pasi që operojnë tri therrtore të mdha ku ju mundeni të shitni viqat tuaj.


Pak informacion për kullosat në Komunën e Gjilanit

Komuna e Gjilanit posedon:

20.000 ha pyje

5.000 ha kullosa

Rreth 10.000 ha tokë bujqësore


Kafshët të cilat shfrytëzojnë këto kullosa tek ne janë:

Gjedhe me të gjitha kategoritë rreth 7.500

Dele 6.114

Dhi mbi 2.000 krerë

Derra 600


Sipërfaqja e kullosave për një lopë në vit është 0.7ha

Për dele dhe për dhi 10-12 copë në 1 ha brenda vitit.

Komuna e Gjilanit për momentin ka potencial të ushqejë 10.000 krerë gjedhe me kombinim të ushqimit kullosë dhe stallë

Dele 12.000 krerë

Dhi 15.000 krerë.

Derra 2.000 krerë


Organizimi i kullotjes së kafshëve në kullosa nuk është i rregulluar mirë sepse kemi terene që asnjë herë nuk preken nga kafshët për tu kullotur ndërsa në anën tjetër kemi terene të ngarkuara me shum kafshë që nuk i përballon kullosa të gjitha ato psh. Rast i tillë është Nasala.


Si ndikon Numri i madh i kafshëve në kullosa?

Ndikon shum negativisht sepse mundësia për tu regjeneruar bari është shumë e vogël Kullosës i vyen deri në 60 ditë të regjenerohet mirë kur kullotet nga delet

Nga lopët kullosa kur shfrytëzohet i nevojiten regjenerim deri në 30 ditë


Por, edhe numri i vogël i kafshëve për njësi sipërfaqe të kullosave ndikon keq në to sepse mbeten sipërfaqe të pashfrytëzuara dhe në to dalin barojat e kqija, bari humb aftësinë regjeneruese dhe kështu degradohet tërsisht , tutje ai vend më nuk quhet kullosë.


Kullosa e njomë është ushqim i shijshëm dhe i plotëson kërkesat me lëndë ushqyese për gjedhe, dele, dhi kuaj dhe pjesrisht për derra dhe shpezë.


Kullosat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e kafshës sepse kafsha është në lëvizje dhe vazhdimisht në rreze të diellit.

Kullosa paraqet mënyrën më të mirë e të ushqyerit sidomos për ripërtypës si gjedhe, dele dhe dhi.

Kullosat kanë këtë përbërje kimike:

Ujë 70-80%

Proteina të tretshme 1.5-3

Yndyrë 0.7-3

Celeulozë 3-7

Minerale 3.7

Ca 0.15

P 0.09

Bari i njomë i kullosave ka sasi të mëdha të vitaminave si ajo B, K dhe C por, ju mungojnë si vitamina D dhe sasia e Na është e vogël dhe në këto raste kur i kullosim bagëtitë në këto terene patjetër kafshëve i japim Kripë për të plotësuar nevojat ushqyese dhe për tju dhënë atyre apetit ushqyes.

Disa nga kullosat kanë mungesë edhe të lëndëve minarale si mikroelemente siq janë Cu, Co dhe Mg. Pos tyre disa kullosa kanë edhe disa elemente ende të paidendifikuara ushqyese te cilat ndikojnë në shëndetin e kafshës, në efektet e riprodhimit etj.


Lëndët ushqyese të cilat gjinden në kullosa kanë koeficint të lartë të tretshmërisë dhe ate:

Te gjedhet, delet dhe te dhitë deri në 75% dhe mu për këtë kullosat kanë më shum përparsi tek ripërtypsit sesa te jopërtypsit

Te Kali 60%

Te derri deri në 50%


Në Amerikë 50% e prodhimit të qumështit sigurohet nga kullosat dhe

Trashja e viqave bëhet deri në 78% në kullosa ndërsa

delet 90% të kohës mbahen në kullosa.


Faktorët që ndikojnë në përbërjen e kullosave

Përbërja botanike e kullosave

Fenofaza e zhvillimit

Lloji dhe cilësia e kullosës

Klima

Teknologjia e shfrytëzimit të kullosave


Përbërja Botanike

Është shum e rëndësishme që tregon se cilat bimë i kemi në ate teren të kullosave zakonisht në këtë aspekt kemi këtë përbërje botanike:

Graminea 60%(festuca rubra bimet e kuqe,lolium perene egjer i eger,daktylus glomerata telishi etj)

Leguminoze 20%(trifolium pratense terfilli i livadheve , medikago falcata jonxha e verdhe,terfili hibrid trifolium hibrid etj. dhe

20 % të tjera si plantago lanceolata gjethe dielli,


Bari i njomë ka deri në 30% proteina ktu rritet sasia e qumështit si te lopa delja apo edhe tek dhitë, me vjetërsin e barit bjen përqindja e proteinave deri në 3% ktu edhe formohet kokrra e disa bimëve.


Teknologjia e shfrytëzimit të kullosave

Te ne zakonisht në viset kodrinoro malore kafshët lëshohen më herët në kullosa dhe ate në prill dhe fillim të majit ndërsa në rrafshe ne fillim te majit dhe deri në qershor.

Për të lëshuar kafshët në kullosa gjatësia e barit duhet të jetë minimum në 5 cm deri në 15 cm.


Gjedhet e këpusin barin më lart , kuajt pak më posht ndërsa delet e këpusin barin shum ulët nga toka dhe një pjesë e tyre ikin dhe zgjedhin barin duke bërë kështu një seleksionim të barit me këtë rast lihen sipërfaqe të pa shfrytëzuara nga to dhe krijojnë mundësinë e paraqitjes së barojave të kqija, delet poashtu janë kafshet qe më së shumti e demtojnë kullosën pasi që ato shkojnë në grumbuj dhe me këmbët e tyre dëmtojnë shumë barin.

Shfrytëzimi i kullosave

Kemi tri mënyra të shfrytëzimit të kullosave

1.Sistemi i lirë

2.Gjysëm i lirë dhe

3.Në parrcella

1.Sistemi i lirë i shfrytëzimit të kullosave

Është i paorganizuar, kafshët lëshohen pa ndonjë kontroll, pa rregull dhe kafshët që janë më agresive kullotin pjesët më të mira për fat të keq kjo tek ne është pothuajse e vetmja metodë që përdoret për shfrytëzim të kullosave dhe që njëherit ka shkaktuar një degjenerim të madh të kullosave.


2.Sistemi gjysëm i lirë

Këtu kafshët lëshohen në një pjesë të caktuar të kullosës deri sa e shpenzojnë tërsisht ate por, që nuk ka një plan për të vepruar më pas me atë parcellë.


3. Sistemi në parcella

Që të aplikohet kjo metodë e shfrytëzimit të kullosave duhet të kemi disa informata paraprake:

Kapaciteti i kullosës

Përbërja botanike e atyre kullosave

Rendimenti në Ha

Mundësia e regjenerimit

Numri, lloji dhe kategoria e kafshevë në ato parcella kullosë.


Rendimenti i kullosave është baza elementare për kullosë dhe shprehet në kg, të masës së gjelbërt të kullosës ose në kg. Proteina.

Rendimenti përcaktohet me kositjen e kohëpaskohshme të disa parcellave provuese në sip prej 10-20m2 dhe bëhet peshimi i masës së gjelbërt.


Kullosat në parcella

Organizohen varsisht nga numri i kafshëve ndërtohen 6-8 kullosa në çdo ndarje shfrytëzimi bëhet 5-7 ditë për të lënë kohë regjenerimit 40 ditë.


Në një Ha kullosë fitohen deri në 10.000litra qumësht (kullosa në parcella)

Në një Ha kullosë fitohen 700 kg mish

Koha e shfrytëzimit të kullosave

Sa ma herët në mëngjez por, jo para se të hiqet lagështia, dhe mundë të shfrytëzohet deri në mbrëmje por , jo të pritet kur bie lagështia.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Gjilanit: Medin Zeqiri PhD

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com