Përgjigje për Elhami Bajrami nga Këshilltari Komunal

ne peyetjen e bere nga Elahami Bajrami:


Pyetja: a mund te me siguroni nje pergjigje ne lidhje me procedurat e pergatitjes se sillazhit?


 


Pergjigje:


Sillazha - procedurat e pregaditjes se sillazhit


 


Silazha është burimi kryesor i ushqimeve voluminoze në të ushqyerit e ripërtypësve, ky ushqim është zëvendësim i ushqimit të freskët gjatë periudhës së dimrit.


Kualiteti i ushqimit dhe ana ekonomike e silazhes janë faktorët kryesor në vlerësimin se sa duhet të ushqehen kafshët me silazh të misrit . Ne vendet evropiane me shume se 90 % e ushqimit të kafshëve qe prodhohet është i konservuar si silazhe.


Ushqimet të cilat përdoren për përgaditjen e Sillazhit


Misri për silazh


Leguminozet


Bari i livadhit


Kokat dhe gjedhet e pangjasheqerit


Organizimi i punës gjatë përgatitjes së silazhit të misrit:


• Korrja në kohen e duhur


• Prerja apo copitmi sa me i mire i masës për silazh


• Copitmi i kokrrës së misrit


• Shtypja dhe largimi i oksigjenit nga masa e ngjeshur për silazhim


• Mbulimi hermetik i masës se silazhuar me foli plastike


• Kapaciteti i silosit duhet të jetë adekuat për sasinë e lendes se parë qe do ta silazhojmë


• Nuk praktikohet qe thellësia e masës se silazhuar të jetë me e vogël se 60 cm


• Mbushja dhe ngjeshja e silosit duhet të jene të harmonizuara


• I gjithë procesi duhet të kryhet në kohë sa me të shkurtër që të jetë e mundur, koha ideale është për një ditë, maksimumi tri ditë.


Koha optimale e korrjes së misrit për silazh


- Koha optimale për korrje është kur materia e thatë të jetë 30 – 35 %


- Përcaktimi i materies se thatë përcaktohet ne baze të linjës se qumështit ne kokrrën e misrit


Si përcaktohet lënda e thatë apo koha optimale për korrjen e misrit për silazh


Tramaku i misrit për silazh merret dhe ndahet në dy pjesë. Ne kokrrën e misrit kërkohet kufiri i pjesës se fortë dhe të butë apo linjës se qumështit në kokrrën e misrit. Nëse linja apo pjesa e qumështit gjendet ne gjysmën e kokrrës se misrit apo me tepër, atëherë përmbajtja e lendes së thatë në silazh është rreth 30 – 35 %. Nëse pjesa e qumështit është me pak se gjysma ne kokrrën e misrit atëherë lënda e thatë sillet rreth 24 – 27 %.


1. Grimcimi apo prerja e misrit për silazh -


Prerja sa me imët e rritë kualitetin e silazhit -


Gjatësia e madhësisë se grimcave duhet të jetë rreth 1 deri 3 cm. -


Prerja në ketë madhësi e rritë kualitetin e silazhit, ngjeshja behet me mire dhe e sasia e silazhes ne 1 m³ është më e madhe.


2. Shtypja e masës për silazhim


- Qëllimi i shtypjes se misrit për silazh është qe të largohet e gjithë sasia e ajrit që gjendet në misrin për silazh.


- Për të arritur një shtypje se më të mire shtresa e masës së silazhes duhet të jetë 10 deri ne 15 cm dhe kjo na ndihmon në ngjeshjen sa më të mire të silazhes.


- Shtypja e masës se silazhes duhet të vazhdoj pa ndërpre.


- Nëse është e mundur, shtypja duhet të behet edhe pas 24 orëve.


3. Mbulimi i silazhes -


Pas largimit të ajrit nga masa e silazhes duhet të behet mbulimi sa me mire për të parandaluar hyrjen e ajrit. - Përdoreni material plastik të kualitetit të mire për mbulim.


- Skajet e silosit duhet të mbulohen mire.


- Sipër silosit vendoseni rëre, apo materiale tjera për të krijuar shtypje mbi masën e silazhes.


- Kontrollimi i silosit kohe pas kohe për të evituar dëmtimet e mbulesës se folis plastike.


4. Fermentimi i silazhes se misrit


- Qëllimi i përgatitjes se silazhes është qe të ruajmë vlerën ushqyese të ushqimeve voluminoze për ushqim të me vonshëm.


- Kjo munde të kryhet me shndërrimin e sheqernave të bimëve ne acide organike (nëpërmjet fermentimit). Fazat normale gjatë procesit të fermentimit Procesi i silazhimit kalon ne 4 faza të fermentimit.


Ky proces zgjatë 21 ditë.


Faza e 1 – Frymëmarrja e bimëve


Faza e 2 – Prodhimi i acidit acetik Faza e


3 – Fillimi i prodhimit të acidit laktit Faza e 3 - e procesit të fermentimit fillon me zvogëlimin e numrit të baktereve të cilat prodhojnë acidin acetik.


Faza e 4 – Prodhimi i acidit laktik dhe ruajtja e silazhes


Për ti ikur prishjes se silazhes, është shume me rëndësi qe ti kontrollojmë të gjitha fazat e silazhimit.


Përparësitë e të ushqyerit me sillazhë


• Me silazhim bëhet konservimi i suksesshëm i lëndëve ushqyese


• Silazhi ka vlerë të lartë ushqyese


• Misri për silazhim jep rendimente të larta


• Silazhi përgaditet edhe në kushte të pa volitshme klimatike


• Silazhi është zëvendim i ushqimit te lëngët në stinën e dimrit


• Silazhi kërkon hapësirë më të vogël për deponim se sana


• Gjatë përgaditjes së silazhit mund të përdoret mekanizmi në shkall të lart


• Çmini i përgatitjes së silazhit është më i lirë


• Të ushqyerit është më ekonomik pra ulket kostoja e shpenzimeve në prodhim


• Shmanget rreziku nga zjarret(djegja e ushqimit)


 


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Dragashit: ing i agroekonomise z.Flamur Sylejmani

Nga: Flamur Sylejmani (Dragash)
Telefon: 044/ 622 121
E-mail: flamursylejmani2@hotmail.com