Pergjigje per Arsim Ajazi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruat nga Arsim Ajazi lidhur luftimin e brejteseve ne pemishte.


Pyetja: Pershendetje Të nderuar, nese keni mundësi të na e jepni ndonjë këshillë se qfar mundë të perdorim për mbrojtjen e pëmishtës nga brejtësit-mijtë fushor, pasi që në këtë kohë jan duke i dëmtuar jashtzakonisht shumë, mundësishtë të na e jepni llojin e preparatit të cilin mundë ta perdorim, si ta perdorim dhe ku mundë ta gjejmë Ju faleminderit.


Pergjigje: Pemëtoret (pemishtet) jane shume te ndijshme nga demtimet e mijëve. Ata demtojne rrenjet dhe levoren nen siperfaqen e tokes, por kur shtresa e bores eshte e madhe atehere deme shkaktojne edhe mbi siperfaqen e tokes, duke u ushqyer me levoren e trungut. Me se shumti demtojne mollen, me pak kumbullen, dardhen dhe pemet tjera. Masa duhet te ndermeren nese ne nje hektar gjenden 10 deri 50 vrima aktive. Luftimi duhet te filloje kur nuk ka fruta (tetor-netor). Kjo kohe eshte e pershtatshme. Vendosja e preparatit duhet te behet ne kohe te thate (kur nuk ka shume lageshti). Gjat punes te perdoren doreza, sepse mijte jane teper te kujdeshem dhe mund te dyshojne dhe te mos i konsumojne preparatet e hedhura per luftimin e tyre. Mund te perdoren ndonjeri nga keto preparate te cilat mund te gjenden ne barnatoret tona bujqesore: GARDENTOP, BRODILON PELETE, BRODISAN-A, GALIBROM-AB, SURADIOLON KOKERR, CINKFOSFID MAMAK, CINKOSAN, ZORADIOLON MAMAK. Zakonisht preparatet vendosen afer vrimave. Kjo duhet te perseriet disa here, psh.pas 3-4 ditesh nese preparati eshte konsumuar nga mijte atehere hudhet prap, deri sa preparati te qendroje i pa konsumuar. Disa fermere pergadisin kurtha (jo kurtha qe i zane mijte por kurtha per me vendose preparatin) ne menyra te ndryshme ku vendoset preparati (helmi) per te mos u demtuar nga lageshtia etj.



Pemetoret, sidomos ato te reja duhet mbrojtur edhe nga lepujt. Kjo mund te behet duke vendosur rreth trungut te tyre rrjeta, zakonisht nga plastika ose duke e lyer trungun me repelente te ndryshem te cilet me aromen dhe shijen e pa kendshme te tyre i largojne lepujt dhe kafshet tjera qe mund te demtojne levoren e pemeve. Ne Kosove ne vitin 2011 ishte nje dimer me shume bore kur u paten demtuar me qindra hektare pemishte nga lepujt dhe mijte.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com