Pergjigje per Kushtrimin

Ne kerkesen e parashtruar nga Kushtrimi lidhur ate se cfat te mbjelle ne aren qe ai e posedon ne siperfaqe prej 60 ari.


Pyetja: I kom.0.60.ha.livadh deshta naj kshill prej ekspertave qka me mjell ju falmdert nga komuna pejë.


Pergjigje:  I nderuar, lidhur me kerkesen tuaj. Ne duke i pasur parashyshe shume faktore: duke filluar nga suksesi i kultivimit por, edhe leverdia ekonomike e kultivimit edhe ne siperfaqe te vogla ju rekomandojme qe te filloni me kultivimin e Mjedres.


Kultivimi i Mjedres po tregon rezultate te shkelqyera.


Lidhur me menyren e kultivimit te mjedres duke perfshir te gjitha fazat nga punimi i tokes e deri tek vjelja ne (portali "Ferma Ime") permes eksperteve nga programi i USAID-it NOA mund te ju sigurojme keshilla profesionale. Po ashtu ju mund ti vizitoni edhe vet zyrat e USAID/NOA ne lagjen "Pejton" ne Prishtine per te marr informacionet e nevojshme lidhur me kultivimin e mjedres.


Po ashtu ne regjionin e Pejes edhe kultivimi i perimeve jep rendimete te kenaqeshme.


P.S ju mund te antarsoheni ne grupin "Mjedrat ne Kosove" ne rrejtin social Facebook dhe te kontaktoni edhe me fermeret e tjere qe merren me kultivimin e mjedres per te marr informacione edhe nga vet fermeret lidhur me leverdin ekonomike te kultivimit te mjedres.


 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com