Pergjigje per Sabri Klinaku

Ne pyetjen e parashtruar nga Sabri Klinaku lidhur me kultivimin e Fasules.


Pyetjet: Pershendetje. Jam Sabri Klinaku nga fsh.Mazgit. Kam 170 ari toke te punueshme dhe jam i interesuar qe ta mbjelle me fasule. Per cudi, informatat per fasulen jane shume te rralla. Mendova te ju drejtohem juve te nderuar rreth mundesise se ndihmes nga ana juaj ne kete drejtim. Ndihma do t kishte qene e karakterit informativ (ndoshta keni ndonje broshure). 1. Koha e mbjelljes 2. Menyra e mbjelljes 3. Sasia e fares per hektar 4. Rendimenti per hektar 5. Menyra e vjeljes 6. Llojet e fasules qe kultivohen tek ne etj. Do t u isha shume mirenjohes nese do me jepni nje ndihme sado te vogel ne kete drejtim. Ju falenderoj paraprakisht


Pergjigje:


Të dhënat e përgjithshme

• Në Kosovë fasulja është ndër perimet më të përhapura, e cila kultivohet për kokërr dhe për bishtajat e njoma (fasulja e njomë).

• Të dyjat i përkasin të njëjtit lloj (Phaseulus vulgaris), të qilat për nga vetitë biologjike nuk dallojnë shumë. Dallimi kryesor është në mënyrën e përdori-mit për ushqim.


Përdorimi

• Fasulja te ne ka përdorim të gjerë në të ushqyerit e popullsisë. Kjo kulturë da- llohet me përmbajtje të lartë të proteinave dhe në këtë drejtim është zëvendësuse e mirë e mishit.

Toka

• Toka për kultivimin e fasules duhet të jetë e shkriftë dhe e plleshme, me përmba-jtje të lartë të humusit.

• Fasulja nuk jep rezultate të mira në toka të rënda dhe të ngjeshura, në toka acidike dhe me nivel të lartë të ujit nëntokësor.

• Fasulen nuk duhet kultivuar në toka ku një vit më parë janë përdorur herbicidet në bazë të triazineve (Atrazin), posaçërisht gjatë përdorimit të tyre në doza të mëdha, për arsye të ndikimit të dëmshëm që mund të kenë mbetjet e preparative në rritjen dhe në zhvillimin e bimëve të fasules.


Temperatura

• Fasulja rritet në kushte të përshtatshme të ambientit.

• Temperatura minimale për mbirje është 8 – 10° C.

• Temperaturat e ulta -0,5°C deri në 1°C ndikojnë negativisht në rritjen e bimës së fasules.

• Temperaturat e larta së bashku me lagështinë e ulët relative të ajrit ndikojnë në rënien e luleve, si dhe në formimin e frytit.


Lagështia

• Fasulja ka kërkesa të mëdha për lagështi. Gjatë gjithë periudhës vegjetative është e nevojshme të sigurohen sasi të mjaftueshme të ujit. Vetëm në kushte të ujitjes mund të arrihen rendimente të larta.

• Fasulja nuk e përballon kultivimin në monokulturë. Parakulturat më të mira për fasulen janë drithërat dhe kulturat prashitëse, ndërkaq fasulja është parakulturë shumë e mirë për shumicën e kulturave të tjera bimore.


Përgatitja e tokës për mbjellje

• Punimi themelor i tokës bëhet në vjeshtë në thellësi 30 - 35 cm, ndërkaq në pranverë bëhet punimi plotësues i tokës.


PLEHËRIMI

• Vetëm duke i njohur vetitë kimike të tokës dhe përmbajtjen e elementeve ushqyese të saj mund të përcaktohen sasitë e plehrave minerale që duhet dhënë bimëve gjatë vegjetacionit.

• Në tokat e varfra me materie organike dhe me azot, mund të jepet në vjeshtë një sasi e plehut organik (rreth 30 t/ha).

• Fasulja bën pjesë në grupin e bimëve të familjes Fabaceae të cilat bëjnë asimi- limin e azotit atmosferik dhe për këtë arsye gjatë plehrimit përdoren kombinime të plehrave me përmbajtje më të vogël të këtij elementi (azotit).

• Kombinimet që përdoren për plehërimin e fabaceve janë NPK 10:30:20. (600kg/ha) para mbjelljes + 100-150 kg/ha NAG në fazën 3-4 gjethesh të përher-shme.

• Nëse për plehrim shfrytëzohet NPK 15:15:15, atëherë sasia orientuese e plehut është 700 kg/ha së bashku me 100 kg/ha NAG që përdoret për riplehërim në fazën 3-4 gjethesh të përhershme.


Mënyrat e kultivimit

• Fasulja kultivohet me kulturat tjera (më së shpeshti me misër). Ky është një sis- tem ekstensiv I kultivimit sipas të cilit përdoren kultivarë dhe populacione me rritje dhe pjekje të kohëpaskohshme (me kërcej të gjatë dhe kacavjerrës). Për këtë formë të kultivimit nevojitet fuqi e madhe punëtore pasi që shumica e punëve kryhen me dorë.

• Si kulturë e veçantë, kjo është mënyrë intensive e kultivimit të fasules tek e cila ka mundësi që të gjitha proceset e prodhimit të jenë të mekanizuara. Për këtë mënyrë të kultivimit përdoren kryesisht kultivarë me rritje dhe pjekje të për-njëhershme, por me mjaft sukses mund të kultivohen edhe kultivar me rritje dhe

pjekje të kohëpaskohshme.

Dendësia e përshtatshme e mbjelljes është kusht për arritjen e rendimenteve më të larta

Afatet e mbjelljes

• Kultivarët me kokërr të vogël dhe mesatarisht të vogël mbillen në pjesën e dytë dhe të tretë të muajit prill, ndërsa kultivarët me kokërr të madhe mbillen nga fundi i muajit prill.


Mbjellja

• Pastërtia e farës duhet të jetë 97%.

• Aftësia mbirëse e farës duhet të jetë 80-90%.

• Lagështia maksimale e farës po ashtu duhet të jetë 16%.


Thellësia e mbjelljes

• Thellësia e mbjelljes varet nga madhësia e farës dhe nga faktorët tjerë, por që sillet nga 3-5 cm.


Mënyra e mbjelljes

• Mbjellja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar dhe me dorë në rende. Zakonisht praktikohen këto distanca: për fasulen zvarritëse 60x30 cm, ndërsa për fasulen kacavjerrëse 80x60 ose 70x80x40 cm, për arsye se kjo e fundit zhvillon masë të madhe vegjetative.


Sasia e farës

• Sasia e farës për kultivarë me kokërr të vogël sillet prej 80-110 kg/ha, ndërsa për

kultivarët me kokërr të madhe sillet rreth 100-140 kg/ha.


Ujitja

• Gjatë kultivimit të fasules ujitja është masë e domosdoshme agroteknike sido-mos gjatë viteve me thatësi.

• Periudha më e ndjeshme e fasules ndaj lagështisë është faza e lulëzimit dhe e mbushjes së kokrrës.


Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

• Kultivimi i fasules në mes rendeve ku bëhet shkriftimi i sipërfaqeve ndërmjet rendeve dhe luftimi i barërave të këqija zakonisht fillon 10 ditë pas mbirjes.

• Sipas nevojës kryhen 2–3 kultivime të këtilla gjatë vegjetacionit.

• Kultivimi i dytë mund të kombinohet me riplehërim (100-150 kg/ha NAG),

ndërkaq para lulëzimit kultivimet në mes rendeve duhet të kryhen.

Për ç’arsye fasulja çdo herë e më pak kultivohet së bashku me misrin?

• Për shkak të zvogëlimit të fuqisë punëtore në fshatra.

• Për shkak të kultivimit të hibrideve të bujshme të misrit me bujshmëri të lartë.

• Për shkak të përdorimit të herbicideve.


Kultivarët

Numri shumë i madh i kultivarëve të fasules ndahen në dy grupe:


FASULJA KACAVJERRËSE (TË LARTA)

Kultivarët e këtij grupi kanë këto veçori karakteristike:

• Kërcelli rritet pandërprerje, prandaj kultivohen me mbështetje (hunj, kallama)

• Kanë kërkesa më të mëdha ndaj kushteve klimatike-tokësore

• Janë më të vonshme dhe japin rendiment më të larta në krahasim me fasulet zvarritëse

• Janë më pak të qëndrueshme ndaj sëmundjeve

• Cilësia e bishtajave është më e mirë

FASULJA ZVARRITËSE (TË ULËTA)


Kultivarët e këtij grupi kanë këto veçori karakteristike:

• Kërcelli i tyre ka rritje të kufizuar (30-50 cm) dhe bima ka pamjen e shkurres

• Janë më të hershme dhe japin rendiment më të ulët

• Kanë kërkesa më të pakta ndaj kushteve të kultivimit në krahasime me fasulet

kacavjerrëse

• Janë të qëndrueshme ndaj sëmundjeve

• Kultivohen pa mbështetje

• Lejojnë mekanizim gjatë kryerjes së prashitjeve

 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com