Përgjigje për Bejtullah Bytyqi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Bejtullah Bytyqi lidhur me kultivimin e qepes gjat sezonit te dimrit.


Pyetja: jam i interesum per me mbjell ne serr prej 10 ari qepe por mi shite si qepe te reja ne pranver kur duhet te behet mbjellja e aepaxhikut qe me dal sa ma heret ne treg?


Pergjigje:


Koha e mbjelljes për kultivimine qepës së re në serra është prej muajit Tetor deri në fund muajit Shkurt varësisht prej planifikimit të shitjes së qepës në treg. Duhet të dihet se pas mbjelljes së arpaxhikut qepa e re me 5-8 fleta varësisht prej kushteve klimatike dhe kualitetin e arpaxhikut mërin në treg 40 deri 80 ditë pas mbjelljes.

Për zhvillimin normal te bimës duhet të krijohet temperaturat ne ditët me diell prej 15 deri 18 °C ose 14 °C kur është koha pa diell. Qepa mbillet në largësi rendi prej rendit 20-30 cm, ndërsa në rend 10-15 cm. Rendimenti i qepës së re sillen prej 1-3kg/m2 varësisht prej fazës së vjeljes së bimës, faza më e mira për vjellje është faza 6-8 fleta.

Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisë Yüksen Topoyani



 

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com