Pergjigje per Refki Morina nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Refki Morina lidhur me pergatitjen e sillazhit.


Pyetja: Pershendetja deshta me e dite a muj me e ba sillazh misrin pasi asht ne fazen qumeshtore se po frikohem se po e zen bryma.kush ka dijeni ne kete lami ju lutem te me pergjigjeni.flm per mirekuptim


Pergjigje:


Përgatitja e silazhes së misrit

Silazha e misrit kryesisht është burimi kryesor i ushqimeve voluminoze në të ushqyerit e ripërtypësve. Kualiteti i ushqimitdhe ana ekonomike e silazhes së misrit janë faktorët kryesor në vlerësimin se sa duhet të ushqehen kafshët me silazh të misrit.

Në vendet evropiane më shumë se 90 % e ushqimit të kafshëve që prodhohet është i konservuar si silazhe.

Përparësitë e prodhimit të silazhes së misrit

• Silazha e misrit munde të konservohet për një kohe të gjatë

• Është ushqim i pasur me energji dhe munde të zëvendësoj një pjese të ushqimeve të koncentruar.

• Është ushqim i shijshëm për kafshët

• Humbjet e lendeve ushqyese janë të vogla

• Sipërfaqe e vogël për ruajtjen e ushqimit

Organizimi i punës gjatë përgatitjes së silazhit të misrit:

• Korrja në kohen e duhur

• Prerja apo copitmi sa me i mire i masës për silazh

• Copitmi i kokrrës së misrit

• Shtypja dhe largimi i oksigjenit nga masa e ngjeshur për silazhim

• Mbulimi hermetik i masës se silazhuar me foli plastike

• Kapaciteti i silosit duhet të jetë adekuat për sasinë e lendes se parë qe do ta silazhojmë

• Nuk praktikohet qe thellësia e masës se silazhuar të jetë me e vogël se 60 cm

• Mbushja dhe ngjeshja e silosit duhet të jene të harmonizuara

• I gjithë procesi duhet të kryhet në kohë sa me të shkurtër që të jetë e mundur, koha ideale është për një ditë, maksimumi tri ditë.

Koha optimale e korrjes së misrit për silazh

• Koha optimale për korrje është kur materia e thatëtë jetë 30 – 35 %

• Përcaktimi i materies se thatë përcaktohet ne baze të linjës se qumështit ne kokrrën e misrit

Si përcaktohet lënda e thatë apo koha optimale për korrjen e misrit për silazh

• Tramaku i misrit për silazh merret dhe ndahet në dy pjesë. Ne kokrrën e misrit kërkohet kufiri i pjesës se fortë dhe të butë apo linjës se qumështit nëkokrrën e misrit.

• Nëse linja apo pjesa e qumështit gjendet ne gjysmën e kokrrës se misrit apo me tepër, atëherë përmbajtja e lendes së thatë në silazh është rreth 30 – 35 %.

• Nëse pjesa e qumështit është me pak se gjysma ne kokrrën e misrit atëherë lënda e thatë sillet rreth 24 – 27 %.


Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi i komunes se Malisheves. Ing. i bujqesise z.Milaim Morina

Nga: Milaim Morina (Malisheve)
Telefon: tel
E-mail: milaim08@gmail.com