Përgjigje për Burim Hyseni nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Burim Hyseni lidhur me nevojen apo jo per rimbjellje te grurit.


Pyetja: Te nderuar agronom kam ni putje per ju ne rast se ara esht mbjellur me grun edhe gabimisht esht livruar perseri sa jan gjasat me bi gruri ket deshta ta di. Flm


Pergjigje: Nese ara se pari eshte mbjellur me grure dhe pastaj e njejta eshte eshte rilavruar, atehere ajo are duhet te rimbillet, pasi eshte e pa mundur te mbije gruri sa e si duhet. Varesisht nga thellesia e lavrimit varet edhe sasia e grurit qe do te arrije me dale mbi siperfaqen e tokes (me mbire). Ajo qe guxoj te them eshte qe: me qe punimi i tokes eshte bere mire (pasi toka eshte lavruar dy here) mund te kursehet nje sasi e fares, diku 30-40 %, pasi nje sasi e fares se me hershme megjithate do te mbije.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca



 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com