Pergjigje per Emir Jonuzi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Emir Jonuzi lidhur me kultivimin e patates per me shume se 4 vite me radhe ne te njejten parcele.


Pyetja: pershendetje tash pas vjeljes se patates per vitin e 4 me radhe ne t njejten parcel desha te di se cka me preferomi te mbjell? a bene prap patate apo duhet me ndrru pak qe mos me demtut token qysh po thojne?


Pergjigje:


Qarkullimi bimor duhet përdoret në të gjitha kulturat bujqësore. Mbjellja e patates(por edhe kulturave tjera) si monokulturë është shumë e gabuar: bimët e ndryshme kanë kërkesa të veçanta ndaj makro dhe mikroelementeve në tokë. Pra secila bimë ka kërkesa te veçanta ndaj këtyre përbërësve te tokës dhe kultivimi për shumë vite si monokulturë prishë ekuilibrin e këtyre elementeve në tokë.Pra ruajta e ekuilibrit të materieve ushqyese është esenca e qarkullimit bimor. Arsye tjera pse behët qarkullimi bimor është se mbjellja si monokulturë paraqet rrezik nga paraqitja e dëmtuesve dhe sëmundjeve për kulturën në fjalë- pataten nga e cila atakohet dhe për të cilën po i japim disa të dhëna :

Buburreci i patates(Leptinotarsa decemlineata) – është dëmtues karakteristik për pataten dhe ka aftësi të jetoj ne brendi të tokës deri në dy vite d.m.th në vitin e dytë të mbjelljes se patates në të njëjtënparcelë paraqitet menjëherë mbas mbirjes se patates dhe shkakton dëme.

Vrugu i patate-(Phtophhtora infestans) - sëmundje qe prek patate në gjethe por edhe në zhardhok dhe kërpudha dimëron në tokë dhe mbjellja në të njëjtën tokë do të thotërrezik për demet nga kjo sëmundje, pastaj Njollosja e zezë e patates (Alternaria solani).Prandaj për këtë arsye bëhet qarkullimi bimor. Patatja ështëparakulturë shumë e mirë për shumë kultura tjera ngase paraqet një substrat të shkëlqyer (përdoren rreth 1000kg pleh artificial gjatë kultivimit të patates). Zakonisht në komunën tonë pas kultivimit të patates ,fermerët mbjellin grurë.Rendimentet sillen 6-8 ton/ha. Por në mbjelljen e grurit duhet pas kujdes që të mbillen varietetet të qëndrueshme ndaj shtrirjes.Sivjet fermeri NehatMerovci( i cili në vitin e kaluar është shpërblyer nga MBPZHR-ja si prodhues i patates) në parcelat e mbjella më grurë (qe vitin e kaluar ishin të mbjella më patate) ka arrit rendimente mbi 10 ton/ha dhe mund te themi ishte rendiment rekord i prodhimtarisë se grurit për komunën tonë. Varieteti i mbjell ka qenë “APAQ” dhe kushte kilmatiko-tokësore ka qenë shumë të mira.

Me që mbjellja e patates behet në toka të mira kryesisht nën sistem ujitës Iber-Lepenc apo edhe në toka për gjatë lumit “Llap” dhe” Sitnica” që janë toka të pasura me materie ushqyes kështu qe ju rekomandojmë në toka që ka qenë e kultivuara patatja mos të mbillet Dredhëza sepse patatja është parakulturë e papërshtatshme për këtë kulturë.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka

 

Nga: Avdyl Feka (Vushtrri)
Telefon: tel
E-mail: avdyl.feka@hotmail.com