Përgjigje për Besa Sadiku nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjet e parashtruara nga Besa Sadiku lidhur me kullotjen e lopeve ne natyre dhe te ushqyerit e vicave me qumesht.


Pyetjet: Deri ne cilim muja te vitit edhte e preferueshme te mbahen lopet te leshuara ne livadhe dhe nje pyetje tjeter deri ne cilen moshe eshte mire me leju vicin me thithe qumesht, fjala eshte nese vicin e ke per ta rritue dhe mbajtur ne ferme? Pyetje nga gjyshi ime.


Pergjigje:


1. Lopët të cilat mbarështohen në ato ferma të cilat janë të varura nga kullosa munden të kullosin deri sa lejojnë kushtet atmosferike pra, deri sa fillojnë reshje shiu të pandërprera apo dëborë.

Kjo periudhe ndodhë në viset e rrafshëta në muajin nëntor dhjetor dhe në viset kodrinoro-malore në muajt tetor, nëntor.(kjo vlen për racat e kombinuara si Simentali pastaj edhe racat tjera fisnike siç është Hollshtajni i kuq, Monbiliard etj.)


Për racën Busha kjo dukuri nuk është edhe aq problematike pasi që ato kanë imunitetin dhe qëndrueshmërinë më të mirën për te ju përballuar kullosave edhe në kushte kur ka reshje, të ftohët dhe vende vende edhe dëborë.


Rregull themelorë për të gjitha llojet e racave të gjedheve por edhe kafshët tjera kur ndërpritet kullosa duhet ftuar veterinerin që ato ti vaksinojë me qëllim të fitimit të imunitetit për periudhën stallore).

2. Nëse viçi femër ruhet për remont ferme apo në gjuhën popullore për damazllëk ai duhet të thithë qumështin e nënës deri në muajin e tretë.(fjala është në mbarështim të gjedhit me kushte ekstensive) ndërsa me mbarështim gjysmë intensiv dhe atë intensiv viçi lejohet të thithë qumështin e nënës vetë 7 ditë e para të jetës e pastaj ai duhet të ushqehet me një sasi të qumështit të plotë dhe pjesa tjetër me shtojca tjera që përgatiten për të ushqyerit e viçave).



Një përshkim më i gjerë për rolin dhe rendësin e kullosave për kafshët shtëpiake


Organizimi i kullotjes së kafshëve në kullosa nuk është i rregulluar mirë sepse kemi terrene që asnjë herë nuk preken nga kafshët për tu kullotur ndërsa në anën tjetër kemi terrene të ngarkuara me shumë kafshë që nuk i përballon kullosa të gjitha ato.


Si ndikon Numri i madh i kafshëve në kullosa?

Ndikon shumë negativisht sepse mundësia për tu regjeneruar bari është shumë e vogël Kullosës i vyen deri në 60 ditë të rigjenerohet mirë kur kullotet nga delet

Nga lopët kullosa kur shfrytëzohet i nevojiten regjenerim 30 ditë


Por, edhe numri i vogël i kafshëve për njësi sipërfaqe të kullosave ndikon keq në to sepse mbeten sipërfaqe të pashfrytëzuara dhe në to dalin barojat e këqija, bari humb aftësinë rigjeneruese dhe kështu degradohet tërësisht , tutje ai vend më nuk quhet kullosë.


Kullosa e njomë është ushqim i shijshëm dhe i plotëson kërkesat me lëndë ushqyese për gjedhe, dele, dhi kuaj dhe pjesërisht për derra dhe shpezë.


Kullosat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e kafshës sepse kafsha është në lëvizje dhe vazhdimisht në rreze të diellit.

Kullosa paraqet mënyrën më të mirë e të ushqyerit sidomos për ripërtypës si lopë, dele dhe dhi.

Kullosat kanë këtë përbërje kimike:

Ujë 70-80%

Proteina të tretshme 1.5-3

Yndyrë 0.7-3

Celeulozë 3-7

Minerale 3.7

Ca 0.15

P 0.09

Bari i njomë i kullosave ka sasi të mëdha të vitaminave si ajo B, K dhe C por, ju mungojnë si vitamina D dhe sasia e Na është e vogël dhe në këto raste kur i kullosim bagëtitë në këto terrene patjetër kafshëve i japim Kripë për të plotësuar nevojat ushqyese dhe për tju dhënë atyre apetit ushqyes.

Disa nga kullosat kanë mungesë edhe të lëndëve minerale si mikroelemente siç janë Cu, Co dhe Mg. Pos tyre disa kullosa kanë edhe disa elemente ende të paidentifikuara ushqyese te cilat ndikojnë në shëndetin e kafshës, në efektet e riprodhimit etj.


Lëndët ushqyese të cilat gjinden në kullosa kanë koeficient të lartë të tretshmërisë dhe ate:

Te lopët, delet dhe te dhitë deri në 75% dhe mu për këtë kullosat kanë më shum përparësi tek ripërtypësit sesa te jopërtypesit

Te Kali 60%

Te derri deri në 50%


Në Amerikë 50% e prodhimit të qumështit sigurohet nga kullosat dhe

Trashja e viçave bëhet deri në 78% në kullosa ndërsa delet

90% të kohës mbahen në kullosa.


Faktorët që ndikojnë në përbërjen e kullosave

Përbërja botanike e kullosave

Fenofaza e zhvillimit

Lloji dhe cilësia e kullosës

Klima

Teknologjia e shfrytëzimit të kullosave


Përbërja Botanike

Është shumë e rëndësishme që tregon se cilat bimë i kemi në atë teren të kullosave zakonisht në këtë aspekt kemi këtë përbërje botanike:

Graminea 60%(festuca rubra bimët e kuqe,lolium perene egjer i eger,daktylus glomerata telishi etj)

Leguminoze 20%(trifolium pratense terfilli i livadheve , medikago falcata jonxha e verdhe,terfili hibrid trifolium hibrid etj. dhe

20 % të tjera si plantago lanceolata gjethe dielli,


Bari i njomë ka deri në 30% proteina ktu rritet sasia e qumështit si te lopa delja apo edhe tek dhitë, me vjetërsinë e barit bëjnë përqindja e proteinave deri në 3% këtu edhe formohet kokrra e disa bimëve.


Teknologjia e shfrytëzimit të kullosave

Te ne zakonisht në viset kodrinore malore kafshët lëshohen më herët në kullosa dhe atë në prill dhe fillim të majit ndërsa në rrafshe ne fillim te majit dhe deri në qershor.

Për të lëshuar kafshët në kullosa gjatësia e barit duhet të jetë minimum në 5 cm deri në 15 cm.


Gjedhet e këpusin barin më lart , kuajt pak më poshtë ndërsa delet e këpusin barin shumë ulët nga toka dhe një pjesë e tyre ikin dhe zgjedhin barin duke bërë kështu një seleksionim të barit me këtë rast lihen sipërfaqe të pa shfrytëzuara nga to dhe krijojnë mundësinë e paraqitjes së barojave të këqija, delet poashtu janë kafshët qe më së shumti e dëmtojnë kullosën pasi që ato shkojnë në grumbuj dhe me këmbët e tyre dëmtojnë shumë barin.

Shfrytëzimi i kullosave

Kemi tri mënyra të shfrytëzimit të kullosave

1. Sistemi i lirë

2. Gjysmë i lirë dhe

3. Në parcela

1. Sistemi i lirë i shfrytëzimit të kullosave

Është i paorganizuar, kafshët lëshohen pa ndonjë kontroll, pa rregull dhe kafshët që janë më agresive kullotin pjesët më të mira për fat të keq kjo tek ne është pothuajse e vetmja metodë që përdoret për shfrytëzim të kullosave dhe që njëherit ka shkaktuar një degjenerim të madh të kullosave.


2. Sistemi gjysmë i lirë

Këtu kafshët lëshohen në një pjesë të caktuar të kullosës deri sa e shpenzojnë tërësisht atë por, që nuk ka një plan për të vepruar më pas me atë parcelë.


3. Sistemi në parcela

Që të aplikohet kjo metodë e shfrytëzimit të kullosave duhet të kemi disa informata paraprake:

Kapaciteti i kullosës

Përbërja botanike e atyre kullosave

Rendimenti në Ha

Mundësia e regjenerimit

Numri, lloji dhe kategoria e kafshëve në ato parcela kullosë.


Rendimenti i kullosave është baza elementare për kullosë dhe shprehet në kg, të masës së gjelbër të kullosës ose në kg. Proteina.

Rendimenti përcaktohet me kositjen e kohëpaskohshme të disa parcelave provuese në siç prej 10-20m2 dhe bëhet peshimi i masës së gjelbër.


Kullosat në parcela

Organizohen varësisht nga numri i kafshëve ndërtohen 6-8 kullosa në çdo ndarje shfrytëzimi bëhet 5-7 ditë për të lënë kohë regjenerimit 40 ditë.


Në një Ha kullosë fitohen deri në 10.000 litra qumësht (kullosa në parcela)

Në një Ha kullosë fitohen 700 kg mish

Koha e shfrytëzimit të kullosave

Sa ma herët në mëngjes por, jo para se të hiqet lagështia, dhe mundë të shfrytëzohet deri në mbrëmje por , jo të pritet kur bie lagështia.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Gjilanit: Medin Zeqiri PhD

 

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com