Përgjigje për Lirim Duraku nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Lirim Duraku lidhur em kultivimin e spinaqit.


Pyetja: Kur eshte koha per mbjelljen e spinaqit ne serr ne vjeshte a ka hala kohe?


Pergjigje:


Spinaqi (Spinacea oleracea) është bimë njëvjeçare me vegjetacion të shkurtër prej 35-60 ditë arrinë pjekjen teknologjike. Mbjellët me farë, herët në pranverë dhe vjeshtë. Ndërsa në ambiente të mbrojtura (serra) edhe në dimër.


Në pranverë mbjellet në muajin Mars ose Prill, ndërsa në vjeshtë mbjellët në muajin Shtator dhe Nëntor. Në serra mbjellët në muajin Nëntor-Dhjetor duke llogaritur kohën për të dalë në treg. Jep rezultate të mira edhe si kultura e dytë.


Jep rendimente të mira pas kulturave lavërtarë dhe është parabimë e mirë para kultivimit të perimeve të tjera në serra. Në prodhimtarin në serra spinaqi është kultura perimore e parë që ariinë në treg. Jep rendimente prej 1,5 deri në 2 kg / m2.


Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisë Yüksen TOPOYANI

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com