Pergjigje per Gazmend Mehmeti

Ne pyetjet e parashtruara nga Gazmend Mehmeti lidhur me semundjen Gjuha Blu.


Pyetjeyt: Kam disa pyetje. 1. A ka rrezik nga semundja gjuha blu ne Kosove? 2. Nese semuren delet a ka sherim kjo semundje? 3. A duhet marr ndonje mas preventive p.sh vaksinim apo dicka tjeter?per Agjencin e Veterines.


Pergjigje: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë fermerët e Republikës se Kosovës, për paraqitjen e sëmundjes së kafshëve Gjuha e Kaltër. Ku deri me tani kemi një numër të fermave të prekura dhe kemi dele të ngordhura. Bazuar në udhëzimin administrativ nr. 28/2006. Për kontrollin dhe Çrrënjosjen e sëmundjes Gjuha e Kaltër. Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së ka nxjerr vendim, mbi masat qe duhet ndërmarrë nga të gjithë akteret relevantë shtetërorë për të menaxhuar situatën në parandalim të përhapjes se mëtutjeshme të sëmundjes.

Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides. Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.


Kjo sëmundje nuk transmetohet nga kafsha të njeriu po ashtu edhe nga kafsha ne kafshë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe ta kontrolloi dhe ta parandaloj ne masën me mirë të mundshme përhapjen e sëmundjes. Nga kjo sëmundje janë prekur të gjitha vendet e rajonit.


 


Si masa mbrojtëse sipas ligjeve ne fuqi janë dhënë:


Të ndalohet lëvizja prej fermave të prekura, tregtimi, apo tjetërsimi i pronarit. Të mos lejohet hyrja e personave të paautorizuar në fermat e prekura. Kafshët e prekura të ndahen nga ato të shëndosha dhe të trajtohen. Karkasat e kafshëve të ngordhura duhet të groposen në vendet e caktuara nga Komunat.


Fermerët të cilët vërejnë ndryshime shëndetësorë të kafshët ne fermat e tyre kjo vlen për ata qe kanë dele, të njoftojnë menjëherë praktikën private veterinare të licencuar dhe kontraktuara nga AUV.


Praktikat private veterinare ne të gjitha komunat e Kosovës duhet të raportojnë ne AUV për secilin rast të paraqitur si të dyshuar. Të dhënat qe kërkohen për fermën. Marrin e mostrat e gjakut tek kafshët e dyshuara si të sëmura dhe i sjellin ne laboratorin e AUV-së.


Drejtoritë përgjegjëse të komunave caktojnë lokacionin për groposjen e kafshëve të ngordhura dhe bëjnë groposjen e tyre.


Të bëhet dezinfektimi dhe dezinfektimi i fermave, hapësirave rreth fermës dhe pajisjeve të fermave të prekura dhe atyre ne afërsi.


Kjo pergjigje eshte derguar nga Lamir Thaci zedhenes i Agjencis se Ushqimit dhe Veterinarise

Nga: AUV (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: lamir.thaci@rks-gov.net