Përgjigje për Khalidin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Khalidi lidhur me kultivimin e spinaqit.


Pyetja: pershendetje si behet mbjellsa e spinaqit sa fara qiten dhe sa duhet ket hapsir mes vete rendet?


Pergjigje:


Pa marre parasysh mënyrën e kultivimit (në fushe apo mjedise të mbrojtura), kultivimi i spinaqit bëhet përmes mbjelljes direkte të farës. Për këtë arsye, përgatitja sa më cilësore e tokës, është moment shumë i rëndësishëm në ciklin e përgjithshëm të prodhimit të spinaqit.


Përgatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakultures. Mbjellja e farës së spinaqit, preferohet


që të bëhet në mënyrë suksesive (çdo 10-15 ditë). Për mbjellje duhet përdorur fare cilësore dhe të shëndoshë. Mbjellja bëhet në distance 15-20 x 5-7 cm.


Mbjellja me shpërndarje të farës nuk duhet preferuar


Në kushte optimale fara e spinaqit mbinë për 7-10 ditë, ndërkaq në kushte të pafavorshme, mbirja mund të zgjatet (15-20 ditë).


Në qarkullim vjen në vendin e dyte. Mbjellja e spinaqit preferohet që të bëhet pas kulturave që janë plehëruar me sasia të mëdha të plehrave organik. Në rast se parakultura nuk ka qenë e plehëruar me pleh organik, preferohet që të bëhet hedhja e një sasie të plehut organik (në sasi 2-4 kg/m2), i cili duhet të jetë i dekompozuar mire, pasi që vegjetacioni i spinaqit është i shkurtër, dhe materiet ushqyese duhet të jenë në gjendje lehtë të shfrytëzueshme.


Gjatë planifikimit të sasirave të plehut për spinaqin, duhet patur parasysh faktin se bima e spinaqit me rendiment prej 10 t/ha, nga toka nxjerr përafërsisht 50 kg azot, 20 kg fosfor, 40 kg kalium dhe 20 kg Kalcium. Gjatë plehërimit me plehra azotik, preferohet më shumë që të përdoret forma amoniakale e azotit, pasi që zvogëlohet mundësia e akumulimit të NO3, në gjethet e spinaqit. Gjatë vegjetacionit preferohet që sipas nevojës të bëhet riplehrimi i bimëve. Edhe pse përdorimi i plehrave azotike mund të jep efekt më të shpejt (për shkak të aftësisë së bimëve të spinaqit që të akumuloj NO3), është më e preferuar që të aplikohen plehrat komplekse (por në gjendje të lëngët- të tretur).


Disa veti të Spinaqit


Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj.


Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.


Spinaqi është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

Nga: Ali Gacaferi (Junik)
Telefon: tel
E-mail: aligacaferi@hotmail.com