Pergjigje per Enesin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Enesi lidhur me kultivimin e dredhzes en serrra.


Pyetja: pershendetje dua ta parashtroj nje pytje se a osht e mundur te mbillen dredhza ne serra ne saksi nekte koh vjeshte dot doja ni keshill sa ma te qart?


Pergjigje:


Dredheza eshte nje nga pemet me profitabile qe kultivohet te ne.

Sa i perket afatit te mbjelljes, me se miri eshte te mbillet duke filluar nga muaji korrik deri ka fillimi i muajit gusht. Natyrisht se dredheza mund te mbillet edhe me vone, sidomos nese behet fjale per mbjellje ne sera, kjo mund te behet edhe gjat muajit shtator. Mbjellja ne afat optimal mundeson krijimin e mjaftueshem te sythave frutor te cilet vitin e ardhshem do japin fruta

Sa i perket interesimit te fermerit per mbjellje ne saksi, kjo mund te behet, por une nuk ja kisha preferuar kete menyre te kultivimit, per shkak te shpenzimeve me te larta dhe per shkak se kjo metode e kultivimit kerkon me shume kujdes sidomos per menagjimin e lageshtise dhe sigurimin e materieve ushqyese per bimet.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca


 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com