Përgjigje për Aferdite Xhemajlaj

Ne pyetjen e parashtruar nga Aferdita Xhemajlaj lidhur me distanecen e mbjelljes se trupave te molles.


Pyetja: Pershendetje a ka mundesi mem tregu 400 fidane sa hapsir marrin? Fjala eshte per mollen.


Pergjigje: Varësisht nga lloj i nënshartesave me bujshmërit të ulët apo të mesme dhe forma e kurorave distancat e mbjelljes mund të jenë të  ndryshme: M9 dhe M26 (3.5 - 4 m x 1 - 1.5m); MM 106 (4 - 4.5m x 2.5 - 3m)...


Shembull:


Formula e llogaritjes per siperfaqe prej 1 ha. NrF (Numri i fidaneve) =10,000m (siperfaqja per nje Ha ne metra) / 3.5 m (distanca e mbjelljes ne mese rendeve) x 1.5 (distanca e mbjelljes ne rende)


Pra, NrF=10,000m / 3.5m x 1.5m = 10,000m / 5.25m =1,905 fidane per 1 Ha.


Per 400 fidane llogaritja behet ne kete menyre: 400 fidane x (3.5 m (distanca ne mes rendeve) x 1.5 m (distanca ne rende)) = 400 x 5.25 m = 2,100 m apo 0.21 Ha.

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com