Pergjigje per Besi Demolli nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Besi Demolli lidhur me kultivimin e duhanit ne komunen e Kamenices.


Pyetja: kur eshte koha e mbjelljes e Duhanit edhe a po ka sukses ne komunen tone sa e keni vrejt nga pervoja juaj. poashtu nese keni ndonje material si behet kultivimi i duhanit


Pergjigje: 


DUHANI – Nicotiana tabacum


-Prejardhja – Duhani ka prejardhjen nga Amerika , por farad he fleta e duhanit shumë shpejtë është përhapë në Spanjë dhe Portugali , pastaj më vonë është përhapë edhe në Europë.Egzistojnë disa lloje por për prodhimtari janë : 1. Duhani i rëndomt - Nicotiana tabacum dhe 2.Duhani i keq – Nicotiana rustica. Duhani i rëndomtë përdoret për pirje kurse ai i keqi përdoret në industri. Dhe prodhuesit më të mëdhenjë janë : Indija,Turqia,SHBA ,Bullgarija dhe Greçia.Tek ne kultivohen disa varietete si : Varieteti gjethe vogël , gjethe të mesme dhe gjethe të mëdha , pasi që kultura e duhanit kultivohet për gjethe ato mvarsisht prej madhësisë së gjetheve nvaret edhe kualiteti i duhanit , dhe përmbajtja e nikotinës në gjethe sillet prej 0.5 – 5 % nikotinë.

Grupet e duhanit ndahen në ate :

Grupi i pare – duhani oriental,

Grupi i dytë – Duhani Amerikan dhe

Grupi i tretë – duhani për cigare.

Kurse tek ne zakonisht kultivohet duhani oriental kurse pjesërishtë kultivohet grup i dytë. Nvarsisht prej grupeve duhet të përshtatet edhe lloji i tokave , megjithëse nuk ka kërkesa specifike të tokës.

Kërkesat e duhanit ndaj lagështisë është mesatare por prej mbimjes e deri te ndrrimi i bimëve kërkon sasi më të madhe të ujit, dhe ajo fazë zgjat 23 – 25 ditë.

Për prodhim të duhanit – duhet të prodhohen fidanet , pastaj për prodhimin e fidaneve duhet të ndërtohet shtrati – leha me gjerësi 1.10 – 1.20m , nvarësisht prej tipit të shtretve ndahen në : shtretër të ftoht , gjysëm të nxehtë dhe të nxeht . Ku prej shtretve nvaret shumë edhe mbimja e fares dhe prodhimi i fidanit.

Tek shtretërit e ftohtë fidani mbrrin për mbjellje për 60-70 ditë , tek shtretërit gjysëm të nxehtë fidani mbrrin për 45 – 50 ditë dhe te shtretërit e nxehtë mbrrinë për 35 – 40 ditë .

Për mbjelljen e 1 m2 duhet 0.5 – 1.0 gr. Fare , ndërsa nga ky meter katrorë mund të merren 500 – 1000 fije të fidaneve.

Ndrrimi i fidanit duhet të bëhet atëhere kur fidani i bën 5 -6 gjethe ose me gjatësi 10 – 12 cm, ndërsa tek ne mbjellja bëhet kah mesi i Qershorit.

Mbjellja e duhanit bëhet me dorë ose ma makina mbjellëse. Tek duhani me fletë të vogël bëhet në distance 40-50 x 15-20 cm. dhe mund të mbillen prej 100.000 – 208.000 fidane për ha. , ndërsa me fletë të mesme 50x50 cm. ose 60 x 40 cm. nevojiten 40.000 – 43.000 fidane për ha. , dhe me gjethe të mëdha 60-80cm. x 45-50cm. nevojiten 20.800-34.000 fidane për ha.

VJELJA – Vjelja duhet të bëhet atëherë kur gjethi I duhanit piçet , kurse kur maja e gjethit kthehet nga toka atëhere duhet të vilet e sidomos në kohën e mëngjesit.

Prandaj vjelja e duhanit bëhet faza –faza edhe ate sipas pjekjes së saj e jo përnjëherë , dhe fillohet prej anës së poshtme në drejtim të majës me nga 4-5 fletë .

TERJA – Terja e duhanit në kushte natyrale zgjatë 20-30 ditë , dhe për terje përdoren kornizat prej druri të cilat mund të jenë horizontale dhe vertikale , dhe në te varen vargjet me gjethe.

Por duhani mund të thahet edhe në terëse specifike, por temperature duhet të jetë 30-35 0 C, dhe lagështi relative të ajrit prej 80-85 %.

Gjethet e terura të duhanit ruhen në lokale dhe vende të pastërta dhe të thata të cilat mund të ajrosen. Lagështia e lokalit nuk guxon të jetë më e lartë se 75 % , sepse në të kundërtën fillon zhvillimi i mykut.


Këtu i kam cekur në pika të shurtura se si bëhet kultivimi i duhanit.Kurse sa i përket kultivimit të duhanit tani tek ne që nga vitet e 90 –ta e këndej ka rën pothuajse qindpërqind , për shkak se industria e duhanit nuk po funksionon , për shkak të privatizimit që ka ndodhur tek ne.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Kamenices. z.Nijazi Fera




 

Nga: Nijazi Fera (Kamenice)
Telefon: tel
E-mail: nijazifera@hotmail.com