Pergjigje per Albion Morina nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Albion Morina lidhur me plehrimin e tokes ku do te mbillet gruri.


Pyetja: Pershendetje, baba jem po pyet a ka nevoje me plehru token me pleh te shtalles para se me bo lavrimin per token ku ka mu mbjell Gruri. faleminderit


Pergjigje: Zakonisht secila toke bujqesore poashtu edhe qdo kultur bujqesore qe dote mbillet duhet te behet plehrimi para mbjelljes me plehra te shtalles kjo mase agroteknike eshte jo vetem e nevojshme por edhe domosdoshme qe te behet plehrimi te te gjitha llojet e tokave ne qdo 3-5 vite me nga 20-40 tone per hektar mvarsisht prej llojit dhe kultures bujqesore qe planifikohet te mbillet.


Dihet mirfilli se plehrat organike – shtalles jo vetem se jane ushqime per bime por ato edhe e permirsojne strukturen e tokes qe bima munde ti absorboj me lehte te gjitha lendet ushqyese te cilat gjenden ne toke.


Edhe ne rastin konkret nesa ajo parcelle nuk eshte plehruar per shume se 5 vite me plehra te shtalles preferohet qe te plehrohet me pleh te shtalles ne sasi prej 20 – 25 ton/ha. Dhe duhet te lavrohet menjiher qe plehut te futet ne thellsi te tokes.


Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Malisheves. Ing. i bujqesise z.Milaim Morina

Nga: Milaim Morina (Malisheve)
Telefon: tel
E-mail: milaim08@gmail.com