Pergjigje per Leutrim Elshani nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Leutrim Elshani lidhur me shfaqjen e nje semundje tek Trangujt.\


Pyetja: Kastravecat kan filli me mu tha ne serr jan ne kete gjendje si ne foto. me cka duhet mi trajtu edhe si ka ardh deri tek kjo gjendje pasi kan qene ne gjendje shume te mire?



Pergjigje:


Sa kemi mundur te vërejmë fjala është per sëmundjen e Vrugut te trangullit (Pseudoperonospora cubensis) një sëmundje fungijale. Nëse nuk përdoren fungicidet preventive ose para se mu lajmërua sëmundja mundet me shkaktua dëmet të mëdha, sëmundja përhapët shumë shpejtë kur krijohen kushtet klimatike për zhvillimin e sporave ( fungive ) , kushtet ideale për zhvillim janë temperaturat të larta dhe lagështia e ajrit. Ju kisha preferuar që të bëni ajrosje sa të mundeni i serrës , të hapeni anësoret e serrave që të depërton ajri thatë.


Propozoj që të bëni urgjentisht spërkatjen me Folio Gold SC 30 ml në 10 litra ujë 2-3 herë tani të vazhdoni me preparat Quadris në dozë prej 7.5 ml në 10 litër ujë.


Për ti dhënë fuqi bimës ju preferoj që të bënë spërkatjen folijare me elemente kryesore ushqyese NPK makro dhe mikro elementeve (Vuxal, Sals etj.) sepse edhe mungesa e elementeve munden me shkaktua simptomat e tilla. Nëse keni kohë ju këshilloj të bëni analizat laboratorike që të bindeni sigurt shkaktarin e simptomave.


Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisë Yüksen Topoyani

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com