Përgjigje për Lumi Krasniqi

Ne pyetjen e parashtruar nga Lumi Krasniqi lidhur me Fakultetin e Bujqesise.


Pyetja: a e dini a ka vende te lira ne fakultetin e bujqesise per mu regjistrua hala?


Pergjigje:


I nderuar, qellimi i modulit Sherbime Keshillimore eshte te ju ofroje keshilla dhe informacione fermereve lidhur me aktivitetin e tyre ne Bujqesi dhe Blegtori.


Mirepo, duke marr parasyshe se ne (Ferma Ime) vazhdimisht angazhohemi ne ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve ne sektoret qe nderlidhen me Bujqesine, Blegtorine, Bletarin etj. kemi kerkuar disa informacione nga zyrtaret e Fakultetit te Bujqesise lidhur me pyetjen tuaj. 


Sipas tyre, ne disa drejtime ne Fakultetin e Bujqesise dhe Veterinarise ka ende vende te lira, mirepo, per detaje duhet te pritet deri ne shpalljen e konkursit shtese per plotesimin e vendeve te lira te mbetura nga afati i pare i regjistrimit.


Ne, do te ju njoftojme me kohe kur te shpallet konkursi per paranimin e studenteve te rinj ne Fakultetin e Bujqesise dhe Veterinarise.

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com