Pergjigjie per Visarin nga Prof.Arbem Musliu

Ne pyetje e bere nga Visar Thaqi se:


Deri ne cilen moshe apo peshe ne kg eshte leverdia e mbajtjes se viçave per majmeri?


 


Per kete pyetje pergjigje shtese ka derguar Prof.Arbem Musliu


 


Kafshët e reja kanë ritëm më të mirë të shtimit ditor të peshës së gjallë me sasi të njëjtë të ushqimit sesa kafshët e vejtra. Dmth kafshët e reja përdorin ushqim në mënyrë më efikase. Efikasiteit i trashjes varet nga mëyra e të ushqyerit. Nese kafshët mbahen për trashje në menyrë ekstenisve në kullosa kur shtimi ditor i peshës së gjallë është më i vogel por edhe kostoja e ushqimit është më e ulët atëher trashja mund të zgjas më shumë. Por nëse trashja bëhet në meyrë intensive, për të mbajtur ritmin e njejtë të shtimit ditor të peshës së gjallë duhet të shtohet edhe ushqimi deri sa të arrihet tek pika kur kostoja e ushqimit është më e lartë se sa çmimi i një kg të shtuar të peshës së gjallë. Për shmebull. Që te arrrihet një normë prej 1 kg e shtimit ditor të peshës së një kafshe prej 350 kg kafsha kërkon 8.6 kg MTH (Materje të Thatë) në ditë nga të cilat 4.4 kg MTH është kërkesa për mirëmbajtjen dhe 4.2 kg MTH kërkesë për shtim ditor të peshës. Ndersa, një kafshë prej 200 kg kërkon 5.9 kg MTH në ditë nga të cilat 3.1 kg është e nevojshme për mirëmbajtjen dhe 2.8 kg për shtim ditor të pershëstë për 1 kg.

Nga: Arben Musliu (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: amusliu@noakos.com