Përgjigje për Muharrem Hagjaj nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Muharrem Hagjaj lidhur me trajtimin e shalqirit gjate vegjitacionit kunder basres


Pyetja: Trajtimi I shalqinit gjate vegjitacionit a ka nevoj te behet kunder basres?


Pergjigje: Trajtimi I shalqirit nga vrugu (ose basrës) gjatë vegjetacionit është e leverdishme sidomos kur janë kohërat me shirat sepse lagështia e ajrit dhe tokës si dhe temperaturat të larta e ajrit ( sikur si vjet ) janë faktorët më kryesor për zhvillimin e paraziteve vurgut shalqirit. Duhet të trajtohet prej fillimit të vegjetacionit me fungicide të ndryshme kundër këtij sëmundjes.


Viteve fundit prej fungicideve rezultate më të mira ka pasur me fungicid Aliette Flash në doze prej 30 gr / 10 litra ujë edhe si preventiv para se mu lajmërua simptomat e sëmundjes (parandalues) si dhe pas lajmërimit të simptomave ( kurativ ) e vurgut. Aliette Flash gjate vegjetacionit mundet të përdoret 2-3 here, çdo 10-14 ditë sipas kushteve klimatike ndërsa karenca për shalqinj është 21 ditë.


Munden më përdorë edhe fungicidet të tjerë siq janë Quadris-7,5 ml/10litër ujë, Bravo 20 ml / 10 litra ujë , ose Previcur Energy 20 ml / 10 litër ujë etj.

Nga: Yüksen Topoyan (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com