Përgjigje për Pranvera Zekaj nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Pranvera Zekaj lidhur me rritjen e limonit ne Kosove. Pyetja: Limoni a ka mundesi te rritet ne Kosove apo vetem neper shtepia ne vazo qe i mbajn disa? cdo te mire Pergjigje: Limoni eshte peme frutedhenese e cila normal kultiohet ne vise me klime: tropikale, sub tropikale dhe mediterane. Te ne, ne fushe te hapur, nuk mund te kultivohet per shkak se nuk u perballon temperaturave te ulëta gjat dimrit. Per kete arsye limoni gjat dimrit kultivohet ne ambiente te mbrojtura, ku temperatura nuk duhet te bjere nen -1 grade celsius dhe ku ka mjaft drite.


Koheve te fundit flitet se shkencetaret kane krijuar kultivare te pemeve te viseve te nxehta si: limoni, portokalli, kivi, fiku etj. te cilat mund te kultivohen edhe ne viset me klime kontinentale, si eshte ne vendin tone, pasi te njetat perballojne temperaturat e uleta deri ne -35 grade celsius.


Personalisht jam duke eksperimentuar me kivin dhe fikun te cilat jane sjellur nga Zvicera, ne deklaraten e te cileve shkruan se durojne me sukses temperaturat deri ne -35 grade. Rekomandoj qytetaret tane qe jane te interesuar per kultivimin e pemeve, qe nte meren me kultivimin e pemeve tradicionale si: molla, dardha, ftoi, mushmulla, kumbulla, vishnja, qershia, kajsia, pjeshka, pemet e imeta si:dredheza, mjedra, manafera etj.te cilat jane mjaft profitabile. Kurse pemet e viseve te nxehta te kultivohen ne ambiente te mbrojtura, deri sa te eksperimentohet mire me to nese do te kene sukses ne kushtet tona klimatike.

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com